Ballina Aktualitet Rajoni Mali i Zi: Nis kërkimi i naftës në kufi me Shqipërinë

Mali i Zi: Nis kërkimi i naftës në kufi me Shqipërinë

Anija norvegjeze “Polar Empress”, 117 metra e gjatë, e specializuar në kërkim nafte dhe hidrokarburesh në det, mbërriti gjatë në portin malazez të Barit, ku do të qëndrojnë për rreth një muaj, mes këtij qyteti dhe Ulqinit, pra afër kufirit detar shqiptar, për të testuar burime të mundshme nafte. Operacioni do të ndërmerret nga konsorciumi italiano-rus “Eni-Novatek”.

Mali i Zi bëri nje ftesë publike për eksplorimin e hidrokarbureve në fund të korrikut 2013 dhe e mbylli marrëveshjen më 15 maj 2014. Vendimi për dhënien e koncesionit konsorciumit italian-rus “Eni-Novatek” është bërë në dhjetor 2015.

Marrëveshje përcakton se koncesioni është 30 vjet dhe që i referohet katër blloqeve që janë të vendosura në jug të detit të Malit të Zi, në afërsi të kufirit me Shqipërinë.

Njoftimi i ardhjes së anijeve për të kërkuar burime të mundshme të naftës dhe gazit në Malin e Zi ka shkaktuar protesta nga një numër organizatash mjedisore në atë vend.

Ndërsa ambientalistët kërkojnë futjen e një moratoriumi mbi kërkimet për shkak të ndikimit në mjedis dhe rrezikun për tërmete potenciale, qeveria malazeze ka pohuar se efektet do të jenë të papërfillshme.

@tn.lajmelokale
@tetovanews