Ballina Argëtim Kuriozitete Luaneshat shpëtojnë “Simbën” nga 12 hiena (Video)

Luaneshat shpëtojnë “Simbën” nga 12 hiena (Video)

Një luaneshë shpëtoi simbën e saj duke lëshuar një ulërimë për ndihmë kur ajo u rrethua nga një grup hienash. E ngjashme me skenën klasike në Lion King kur Simba u rrethua nga grupi i hienave dhe Mufasa i vjen në shpëtim, këlyshi i luaneshws në video është shpëtuar në një mënyrë të ngjashme pasi gjendet në vështirësi.

Amber Soames, një studente 19-vjeçare ishte pranë Satara në Parkun Kombëtar të Krugerit, kur fotografoi këto pamje dramatike.

Soames tha se shkoi në vendin e ngjarjes pasi dëgjoi dikë në një kafene duke folur për një vrasje të egër dhe kur arriti atje vuri re se këlyshi i luanit dhe hienat po luftonin me njëri-tjetrën.

Ajo tha:- :Kur pashë hienat duke iu afruar luanit të vogël dukej diçka argëtuese. Më pas ato e rrethuan prenë e tyre dhe nisën që të ulërinin, për t’i thënë se ishin të gatshme për luftë.

Një nga një ato e kafshoi nw pjesën e pasme dhe u përpoq ta vriste, por luani arriti që tu shpëtonte 12 hienave. Më pas në ndihmë të tij erdhën edhe dy luanesha. Pas kësaj hienat ikën me vrap dhe luaneshat u qetësuan në grup.

@tn.lajmelokale
@tetovanews