Ballina Lajme Rajoni Kryeministri malazez: Zaevi të shikojë terrenin e tij si i iku Gruevski...

Kryeministri malazez: Zaevi të shikojë terrenin e tij si i iku Gruevski dhe jo të akuzojë të tjerët

SHPËRNDAJE

Kryeministri malazez Dushko Markoviç tha se është detyrim i Maqedonisë, e jo i Malit të Zi, për tu kujdesur që të mos ikë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, transmeton “Zhurnal”.

Markoviç tha se Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev të shtrojë pyetjen se pse nuk u lëshua me kohë urdhëri për të arrestuar Gruevskin.

Duke komentuar deklaratën e Zaevit, i cili pak ditë më parë tha se ai ishte i befasuar që katër vende mike të Maqedonisë lejuan arratisjen e Gruevskit nëpër territorin e tyre, Markoviç tha se Gruevski përmes Malit të Zi ka lëvizur krejtësisht në mënyrë ligjore, bazuar në dokumentet personale që i ka pasur.