Ballina Aktualitet Lajme Kontrolle të shumta policore në rajonin e Tetovës, mbi 90 kundërvajtje

Kontrolle të shumta policore në rajonin e Tetovës, mbi 90 kundërvajtje

Në rajonin më të gjërë të Tetovës, gjat ditës së djeshme (6 nëntori) gjithsej janë zbuluar mbi 90 kundërvajtje, të llojeve të ndryshme në trafikun rrugor.

Më së shumti, gjegjësisht 27 kundërvajtje, kanë qenë për gabim parkimet, një nga kundërvajtjet që më së shumti vërehet në rrugët e Tetovës, gjithashtu janë evidentuar edhe 6 vetura me regjistrim të skaduar, 3 vozitës që kanë drejtuar automjetin pa leje adekuate për vozitje etj,

Kundërvajtjet e konstatuara janë rumbullaksuar me gjithësej 19 fletëpagesa për kundërvajtje, 46 fletëpagesa të detyrueshme për kundërvajtje, si dhe 27 vërejtje me shkrim.

@tn.lajmelokale
@tetovanews