Ballina Sport Juventusi nuk njeh rivalë, mposht Milanin në “San Siro” (Video)

Juventusi nuk njeh rivalë, mposht Milanin në “San Siro” (Video)

Juventusi i është përgjigjur Napolit dhe ka kaluar pengesën “San Siro”, ku ka mundur 2-0 një Milan të shpërqendruar, por asnjëherë të dorëzuar deri në fund. Është Mario Mandzukiç ai që ka zhbllokuar ndeshjen, me një goditje me kokë në minutën e 18-të, që i hap rrugë suksesit bardhezi. Në minutën e 81-të, Cristiano Ronaldo ka dyfishuar shifrat, teksa ka goditur me portën bosh pas një devijimi të Donarumës.

https://youtu.be/YNR1NNJAnyk

Mbrëmje “jo” për Higuain: në minutën e 41-të kishte mundësi të shënonte golin e barazimit, por Szczesny ka devijuar topin, duke shpëtuar portën. Në fund, argjentinasi nxirret nga loja me karton të kuq pas protestave për një faull.

Pas këtij takimi, Juventus kryeson bindshëm “Serinë A” me 34 pikë, ndërsa Milani pozicionohet në vendin e pestë me 21 pikë.

https://youtu.be/lxmGkdX9BAE

@tn.lajmelokale
@tetovanews