Ballina Aktualitet Lajme JOVESKI: Prokuroria është përgjuar për dy vite me radhë (VIDEO)

JOVESKI: Prokuroria është përgjuar për dy vite me radhë (VIDEO)

Prokuroria Themelore është përgjuar ilegalisht prej vitit 2016 e deri më tani, nëpërmjet telefonave fiks. Informatën e kumtoi prokurori publik Lubomir Joveski i cili shtoi se për këtë rast tashmë kanë nisur procedurë parahetimore. Bisedat që i kanë zhvilluar mbi 70 prokurorë në ndërtesën e bardhë rreth lumit Vardar ishin ruajtur në dy hard disqe që disa ditë më parë, disa të punësuar në prokurori i kishin gjetur.

Lubomir Joveski, kryeprokuror

“Të gjithë bisedat që janë zhvilluar nëpërmjet telefonit fiks, janë përgjuar. Biseda e parë e përgjuar ka qenë më 3o shtator të vitit 2016, ndërsa e fundit, tani së fundmi. Tashmë kemi hapur procedurë parahetimore për të vërtetuar se kush ka përgjuar, dhe nëse këto materiale janë nxjerrë jashtë ndërtesës së prokurorisë, ose janë keqpërdorur për ndonjë qëllim”

Prokurori shpjegoi se tek po bëhen analiza nëse informacionet e marra nga bisedat e përgjuara janë nxjerrë jashtë prokurorisë dhe nëse ato janë shfrytëzuar për të ndikuar në procedurat hetimore të prokurorëve. Por mbetet pezull edhe dyshimi nëse ka patur përgjim edhe para vitit 2016, dhe nëse këto biseda janë fshirë nga sistemi.

Rrjeti telefonik fiks në prokurori, ishte vendosur në vitin 2013, kur për herë të parë në të hyri administrata dhe prokurorët. Po hetohet nëse vetë pajisjet e vendosura të telefonit janë sjellë me pajisje përgjimi, apo janë vendosur tek pasi janë vënë në funksion telefonat. Por një gjë është e sigurtë, se përgjimi është bërë prej brenda prokurorisë.

Telefonat fiks prokurorët i përdorim për të folur rreth punës, hetimeve të tyre, me kolegë prokurorë apo administratorë, por edhe me institucionet për të cilat ka nevojë prokuroria. Përveç kësaj, me anë të këtyre telefonave thirren në bisedë edhe dëshmitarët dhe kështu ekziston dyshim se ato persona që kanë përgjuar, të kenë gjetur se kush është dëshmitar për lëndë të caktuar dhe ti kenë bërë presion.

Prokuroria e lë të hapur mundësinë që të ishin përgjuar edhe prokurorët e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pasi ata janë të vendosur në ndërtesë tjetër, por për këtë gjë tek do të bëhen hetime.

Prokurori Lubomir Joveski nuk tregoi se çfarë i ka bërë të dyshojnë fillimisht se bisedat e prokurorëve po përgjohen, dhe që i ka nxitur të bëjnë hetimin, pasi tha se kështu do ta dëmtonte procedurën parahetimore.

Gjatë periudhës kur ka nisur përgjimi ende me prokurorinë themelore udhëhiqte Marko Zvrlevski. Gjatë periudhës kur kishte filluar përgjimi, me shtetin udhëhiqte Qeveria teknike, me kryeministrin e VMRO DPMNE-së Emill Dimitriev e cila u formua më 2 shtator dhe kishte për detyrë të përgatisë terren të pastër për zgjedhjet e 11 dhjetorit të vitit 2016. Oliver Spasovski atëherë ishte ministër i Brendshëm teknik, ndërsa Frosina Remeski ministre teknike për punë dhe politikë sociale. Përgjimi ka vazhduar edhe pas 31 majit të vitit 2017, respektivisht pas votimit të Qeverisë së re LSDM-BDI ,në krye me Zoran Zaevin.

Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/

https://youtu.be/M0IlaPmdd14

@tn.lajmelokale
@tetovanews