Ballina Aktualitet Lajme Ja si Hungaria i financon mediat maqedonase!

Ja si Hungaria i financon mediat maqedonase!

Ikja e ish kryeministrit Gruevski në Hungari ka bërë që të mendohet se pse pikërisht Hungaria ishte destinacioni i ish kryeministrit të Maqedonisë!

Agjencia e lajmeve “Zhurnal” në mënyrë eklsuzive ju sjell hulumtimin e bërë nga Organized Crime and Corruption Reporting Project – OCCRP, i cili në mënyrë të detajuar tregon se si hungarezët nëpërmjet blerjes së aksioneve të mediave në Maqedoni dhe në Ballkan kanë tentuar të mbështesin partnerët e tyre politik.

Hungarezë që kanë lidhje me mediat pro-qeveritare të vendit të tyre kanë hyrë në një masë të madhe në vendet tjera duke blerë kështu edhe një pjesë të mediave në Maqedoni. Blerësit e këtyre mediave janë kompanitë e mediave besnike të krahut të djathtë të kryeministrin hungarez Viktor Orban.

Dokumentet e kompanive të regjistruara të cilat janë siguruar nga Organizata për luftimin e krimit të organizuar si dhe raportimin e projekteve të korrupsionit (Organized Crime and Corruption Reporting Project – OCCRP) dhe partnerët tjerë, tregojnë se, që nga pranvera e viti 2017, dy ish-drejtuesit e lartë të rrjetit televiziv publik hungarez Magyar Televizio (MTV) kanë regjistruar kompani në Maqedoni të cilat pastaj kanë bërë investimet në mediat e Maqedonisë, transmeton “Zhurnal”

Kompanitë fituan aksionet në firmat që zotërojnë më shumë aktivitete.Qëllimi i saktë i këtyre blerjeve është i paqartë. Këto komapni maqedonase kanë një histori të gjatë të mbështetjes për ish-Partinë konservatore VMRO-DPMNE, si projekte të favorizuara nga e djathta populiste – përfshirë partinë “Fidesz” të Hungarisë e kryesuar nga kryeministri Viktor Orban.

Ata gjithashtu kanë një histori për hapjen e lajmeve provokative dhe nganjëherë lajmeve të fabrikuara që synojnë grupet e opozitës dhe të shoqërisë civile.

Këto nuk janë lëvizjet e para të kompanive pro-Orban në Ballkan. Marsin e kaluar, tre firma hungareze të medias – njëra prej të cilave tashmë është përfshirë gjithashtu në blerjet e Maqedonisë – bleu 45 për qind në “NOVA24TV.si”, një rrjet slloven që shërben si zëdhënës për Partinë konservatore të sllovenisë “Partinë Demokratike Sllovene”. Kompanitë hungareze deri më tani kanë rritur aksionet e tyre në gati 88 për qind.

Në një përpjekje të ngjashme Hunagria e ka bërë në Rumani, ku qeveria hungareze ka kanalizuar paratë në drejtim të mediave që synojnë pakicat hungareze në Rumani, shumë prej të cilëve kanë shtetësi të dyfishtë.

Blerjet në Maqedoni zgjerojnë këtë qasje të Hungarisë, duke i dhënë rrjetit pro-Orban një pikëmbështetje në një vend larg kufijve të Hungarisë.

Blerjet maqedonase u kryen nga dy drejtues të mediave hungareze Peter Schatz dhe Agnes Adamik.

Megjithëse ata ndërtuan struktura të veçanta biznesi në vend, ka dëshmi se blerjet ishin një përpjekje e përbashkët.

Sipas një zyrtari të lartë të inteligjencës maqedonase, Schatz dhe Adamik udhëtuan së bashku në Shkup, në disa raste në vitin 2017 dhe në vitin 2018. Dhe në bazë të dokumenteve të korporatave, ata kanë përdorur të njëjtën zyrë avokature për tëthemeluar kompanitë e tyre.

Schatz, një ish-drejtues i zhvillimit të biznesit në MTV, transmetuesi publik i Hungarisë, është një bashkë-pronar dhe drejtor i “RIPOST”, një tabloid ditor i pro-“Fidesz”, e që njëherësh ishtë një nga tre kompanitë pro-Orban për të blerë “NOVA24TV” të Sllovenisë . Vitin e kaluar, “Ripost” bleu edhe shumicën e aksioneve në gazetën e dy degëve të Partisë Demokratike të Sllovenisë, revistën politike “Demokracija” dhe tabloidin “Škandal24”.

Të dhënat për Maqedoninëë tregojnë se Schatz krijoi një kompani të quajtur “Target Media” në prill të vitit 2017 me qëllimin e deklaruar të “shërbime konsultative”.

Dy muaj më vonë, kompania fitoi 90 për qind të aksioneve në “CHS Invest Group”, një kompani maqedonase që kontrollon “Alfa TV”, një stacion televiziv i një linje të ngushtë të ish-qeverisë konservatore të drejtuar nga VMRO-DPMNE.

Personi i dytë hungarez, Adamik, gjithashtu vjen nga transmetuesi publik i Hungarisë, ku ka punuar në role të nivelit më të lartë drejtues për gati tre dekada, duke përfshirë drejtimin e operacioneve dixhitale. Ajo u largua nga organizata në vitin 2012.

Të dhënat e biznesit maqedonas tregojnë se ajo krijoi kompaninë e vet lokale, të quajtur “Adinamic Media”, shtatorin e kaluar. Duke filluar nga ky prill, firma bleu aksionet e shumicës në tre kompani maqedonase, të cilat në mesin e tyre posedojnë shtatë faqe dhe revista që gjithashtu kanë një histori të mbështetjes së Gruevskit dhe partisë së tij.

Blerja e parë e “Adinamic”, “Prva Republika”, publikon faqen elektronike të lajmeve “Republika Online” dhe deri para pak kohe ka prodhuar një revistë javore. Kompania u krijua fillimisht në vitin 2012 nga “Iresine Ltd”, një kompani misterioze e regjistruar në parajsën tatimore të Amerikës Qendrore në Belize. Pronësia u transferua në vitin 2016 për të Done Donevski, një shtetas maqedonas, identiteti i të cilit ka mbetur i panjohur për vite, pavarësisht nga përpjekjet e gazetarëve për ta gjetur atë. “Adinamic” mori kontrollin duke blerë 51 për qind të aksioneve të Donevskit.

Blerja e dytë, ishte “EM Media”, e cila publikon faqet e lajmeve në internet “Kurir”, “Lider”, “Denesen”, “Ekonomski” dhe “Vistina”. Kompania ishte kontrolluar më parë nga Aco Misajlovski, vëllai i një anëtari të shquar të VMRO-DPMNE-së. Vendet në lajmet e “EM Media” zakonisht drejtohen me një prirje konservatore. Ata gjithashtu kanë bërë artikuj duke sulmuar ndaj gazetarëve të pavarur – duke përfshirë edhe partnerët e OCCRP – duke i vënë ata “në listën e pagave” të miliarderit hungarez, filantropistit Xhorxh Soros.

Këto blerje u pasuan nga një blerje më 9 maj, të një pjese të paqartë të aksionve në “LD Press Media”, një kompani që drejton portalin “NetPress”.

Linku i tekstit të plotë:

https://www.occrp.org/en/spooksandspin/right-wing-hungarian-media-moves-into-the-balkans

@tn.lajmelokale
@tetovanews