Ballina Lajme Rajoni Ithtarët e Enverit, me parulla kundër Edi Ramës (Foto)

Ithtarët e Enverit, me parulla kundër Edi Ramës (Foto)

SHPËRNDAJE

Edhe këtë 29 nëntor përkrahësit e Partisë Komuniste dhe veteranët kanë bërë sot homazhe në Varrezat e Dëshmorëve me portretin e diktatorit, Enver Hoxha në duar.

Pak pasi janë larguar përfaqësuesit e qeverisë, nostalgjikët e Enver Hoxhës kanë vendosur buqeta me lule para memorialit “Nënë Shqipëri” në Varrezat e Dëshmorëve.

Përkrahësit e Partisë Komuniste për herë të parë janë paraqitur me pankarta në duar, kundër qeverisë së Kryeministrit Edi Rama.

“‘Poshtë Qeveria Neoballkaniste e Edi Ramës’ dhe ‘Bularati është Shqipëri’”, ishin disa nga pankartat e nostalgjikëve të Enver Hoxhës.