Ballina Teknologji “Instagram” sjell risinë e fundit, do t`ju lehtësojë jetën

“Instagram” sjell risinë e fundit, do t`ju lehtësojë jetën

“Instagram” nuk ndalet së surprizuari dhe së fundmi ka sjellë një risi për opsionin “Story”, i cili është një nga të preferuarit e të gjithë përdoruesve të këtij rrjeti social. Tanimë me opsionin e ri ju do të mund të kontrolloni më lehët se kush mund t’i shohë postimet tuaja në “Instastory”.

Deri më tani në “Instastory” çdo gjë që keni postuar, e keni ndarë me të gjithë. Para disa kohësh u shtua opsioni “fshihe story-n” ku mund të përzgjidhje individualisht çdo person që nuk dëshiroje ta shihte story-n. Opsioni më i ri, është “Close friends”, i cili ju jep mundësinë që disa story të mos i shohin të gjithë ndjekësit, por vetëm një grup i përcaktuar nga ju vetë.

Si funksionon? Nëse klikoni Your Story, në momentin që jeni duke postuar diçka, postimin tuaj mund ta shohin të gjithë ndjekësit. Nëse klikoni “Close Friends”, që shfaqet me jeshile, postimi do të jetë i dukshëm vetëm për njerëzit që janë pjesë e listës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews