Ballina Bota Ideja e Macron për një ushtri evropiane, Putin: E ndjeshme!

Ideja e Macron për një ushtri evropiane, Putin: E ndjeshme!

Të bashkuar” në një luftë të përbashkët për paqe”, ka qenë apeli që presidenti francez Macron ka lëshuar për liderët botërorë të mbledhur në Paris për 100-vjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore. Por përballë qëllimeve të tilla, avancon hipoteza e ushtrisë së përbashkët evropiane, e hedhur nga vetë shefi i Elizesë pak ditë më parë. Vladimir Putin, i pranishëm në ceremoni, ka thënë se e cilëson si një çështje “të ndjeshme”.

Europa ka shpjeguar shefi i Kremlinit, “është një formacion ekonomik i fuqishëm, një bashkim ekonomik i fuqishëm dhe në përgjithësi, është mjaft e natyrshme që kërkon të jetë i pavarur, autonom, sovran në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë” dhe ideja e një ushtrie euroipiane është “një zhvillim pozitiv në kuptimin e forcimit të një botë bipolare.

Ideja e një forme të armatosur evropiane (e përcaktuar në fakt nga Trump “një fyerje” ndaj SHBA-ve), ka saktësuar Putin, i ishte prezantuar në të shkuarën nga ish-presidenti francez Jacques Chirac.

Mbi idenë e Maronit për një ushtri evropiane, Putin padeklaruar sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass, se bëhet fjalë për një hipotezë “të ndjeshme” dhe që përfshihet në “një proces pozitiv”.

Putin më pas ka thënë se ka ndër mend të takojë Trump gjatë samitit të G20-ës në Argjentinë. “Vetëm u përshëndetëm, ceremonia ishte e organizuar në mënyrë që nuk mund të bisedonim, vetëm u pamë”. Ai ka shtuar se liderët kanë rënë dakord “të mos shkelin programin e protokollit” dhe “me kërkesë të tyre të mos mbahej këtu takimi mes nesh”.

Gjatë ceremonisë, Macron ka pohuar se duhet “të ndërtojmë shpresat tona, në vend që të luajmë me frikën e njërit kundër tjetrit”, – tha ai në prani të Donald Trump dhe Vladimir Putin.

@tn.lajmelokale
@tetovanews