Ballina Argëtim Kuriozitete I vdes gruaja dhe mbjell 6,000 pemë. Pas 17 vjetësh zbulohet sekreti...

I vdes gruaja dhe mbjell 6,000 pemë. Pas 17 vjetësh zbulohet sekreti i tij (VIDEO)

Historia e sotme flet për një dashuri vërtet unike. 17 vjet më parë Winston Howes, tani 70 vjeç, pas më shumë se 30 vjet martese me gruan e tij Janet, mbetet i ve. Në fakt, Janet, në moshën 50 vjeçare, humbi jetën për shkak të një sulmi të papritur në zemër. Jeta e Winston dhe Janet po lulëzonte, ata ishin të lumtur që kishin një djalë të fortë dhe të shëndetshëm.

Vdekja e papritur e Janet ka shkatërruar zemrën e djalit të saj dhe bashkëshortit. Ky i fundit pasi kuptoi se nuk mund të bënte më asgjë për nënën e djalit të tij dhe gruan e tij të dashur, vendosi t’i ofrojë asaj një dhuratë të shkëlqyer që do të zgjaste për një kohë të gjatë.

Disa muaj pas vdekjes së gruas së tij, Winston vendosi të mbjellë mijëra pemë, saktësisht 6000, në një fushë afër shtëpisë ku ata jetonin, një vend shumë i dashur nga Janet.

Rezultati i këtij gjesti të adhurueshëm dashurie nuk ishte menjëherë i dukshëm, por u zbulua rastësisht nga një pilot i cili fluturoi aksidentalisht mbi pronën e tyre. Ajo që ai pa ishte një korije e bukur me një hapësirë bosh në mes, në formë zemre. Piloti ishte jashtëzakonisht i habitur nga ajo që pa duke e përcaktuar atë si gjëja më e bukur që ka parë ndonjëherë gjatë fluturimeve të tij.

Ky vend është sot, për bashkëshortin dhe djalin e Janet, një vend për të reflektuar, kujtuar dhe menduar për të. Gjithashtu çdo vit Winston mbjell në qendër të zemrës, lule të bukura që lulëzojnë në pranverë, duke e bërë atë të gjallë dhe aromatike, një dhuratë e jashtëzakonshme për gruan e tij të dashur.

https://youtu.be/2EEw1TlxKx4

@tn.lajmelokale
@tetovanews