Ballina Aktualitet Lajme GRUEVSKIT I ISHIN KONFISKUAR TË DY PASAPORTAT, A SHKOI ILEGALISHT NË HUNGARI!?

GRUEVSKIT I ISHIN KONFISKUAR TË DY PASAPORTAT, A SHKOI ILEGALISHT NË HUNGARI!?

Nuk dihet zyrtarisht mënyra se si ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka arritur deri në Hungari. Por, e vetmja alternativë mbetet kalimi illegal, pasi gjykata atij i ka marrë të dy pasaportat, atë të rregullt dhe pasaportën diplomatike. Kërkimi ndaj Gruevskit filloi dje pas orarit të rregullt të punës kur MPB njoftoi se Gjykata Themelore Shkupi 1 ka lëshuar urdhër për arrestimin e tij.

Menjëherë pas këtij urdhëri policia lëshoi fletarrest kombëtar dhe filloi kërkimin e ish kryeministrit, tanimë i dënuar me dy vjet burg në rastin “Tanku”. Kërkimet e para filluan në banesën e tij ku policia trokiti në dera dhe u largua pasi nuk u përgjigj askush. Më pas njësitët policore rrethuan objektin e selisë së VMRO-DPMNE-së, kontrolluan veturat që dilnin nga parkingu nëntokësor si dhe veturat në rrugët e kryeqytetit. /SHENJA/

@tn.lajmelokale
@tetovanews