Ballina Aktualitet Lajme Gruevskit do t’i gjykohet në mungesë për lëndën “Titanik”

Gruevskit do t’i gjykohet në mungesë për lëndën “Titanik”

Seanca e sotme gjyqësore për lëndën “Titanik” nuk filloi me kohë, pasi u vonua sjellja e të paraburgosurve Mile Janakieski dhe Kiril Bozhinovski nga burgu hetues “Shkup”. Ish kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili gjendet në arrati në Hungari, do t’i gjykohet në mungesë. Në sallën gjyqësore të pranishëm janë të akuzuarit e tjerë në këtë lëndë të PSP-së, që ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore.

Rasti gjendet në procedurë dëshmuese dhe vazhdon me dëgjimin e bisedave të incizuara.

Gjykata paraprakisht e refuzoi propozimin e mbrojtjes së Gruevskit që t’i gjykohet në procedurë të ndarë si të pabazë, ndërsa për masën paraburgim potencoi se do të prononcohet kur të krijohen kushte për këtë.

Paraprakisht, gjykatësi Osman Shabani konstatoi se i akuzuari Nikolla Gruevski nuk është i qasshëm për organet e ndjekjes dhe për këtë ka njoftim me shkrim.

Në lëndën “Titanik” për shoqërim kriminel dhe parregullsi zgjedhore, përveç kryeministrit Nikolla Gruevski, janë akuzuar më shumë persona, mes të cilëve edhe ish ministrat Mile Janakieski dhe Gordana Jankulloska.

@tn.lajmelokale
@tetovanews