Ballina Argëtim Gjyshja 100 vjeçe bën Merkelin gruan e Macronit (Video)

Gjyshja 100 vjeçe bën Merkelin gruan e Macronit (Video)

Gjithçka ndodhi në ceremoninë që shënoi 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Paris.

Nga buzëqeshja e ftohtë e Trump ndaj liderëve të BE-së, tek “high-five” i ngrohtë i tij me homologun rus Vladimir Putin, te shpërthimi i Macron ndaj nacionalizmit të Presidentit amerikan me markën “Amerika e Para”, e deri te ngatërresat e shumta të raportit Merkel-Macron, ku kancelaren gjermane e bënë “bashkëshorten” e Presidentit francez.

Por rasti më epik është ai i një gjyshe 100 vjeçe franceze që është bërë hit në rrjetet sociale. Gruaja e moshuar e ngatërron Angela Merkel me bashkëshorten e presidentit francez, Brigitte.

Gjyshja dukej tejet e emocionuar për takimin me presidentin Emmanuel Macron, dhe e përqafon Merkelin si të ishte bashkëshortja e tij.

-“Zoti Macron, nuk më besohet se si një grua e vogël si unë, po shtrëngon duart me presidentin e Republikës. Është fantastike.”, thotë e moshuara.

-“Ajo do të jetë 101-vjeçe nesër”, një burrë që e shoqëronte të moshuarën i thotë Macronit.

-“Dhe ju jeni zonja Macron”, i drejtohet e moshuara kancelares Merkel.

– “Unë jam kancelarja e Gjermanisë”, përgjigjet Merkel në gjermanisht.

100-vjeçarja sërish nuk e kuptoi se Merkel nuk është zonja e parë e Francës dhe kancelarja gjermane i afrohet sërish duke ia thënë në frëngjisht se është kancelarja gjermane.

-“Oh nuk mund ta besoj. Është një ditëlindje e pabesueshme”, thotë në fund e moshuara me sytë plot lot.

@tn.lajmelokale
@tetovanews