Ballina Bota Gjermania kundër Macron për një ushtri europiane, refuzon kërkesën

Gjermania kundër Macron për një ushtri europiane, refuzon kërkesën

Gjermania nuk shfaq të njëjtin entuziazëm si Franca për të ashtuquajturën “ushtri” europiane. Parisi është vënë në krye të nismës 10-vendëshe, që synon përballjen me sfida të reja jashtë strukturave ekzistuese, por Berlini druhet se ky projekt mund të vështirësojë ndërhyrjet e tij jashtë kufijve e të minojë Bashkimin Europian.

Ministrat e Mbrojtjes të 10 vendeve të përfshira në këtë nismë u mblodhën në Paris, me qëllimin të përcaktojnë një axhendë për të ashtuquajturën “Nisma europiane e ndërhyrjes, EI2”.

“Në mënyrë që t’i përballojë më mirë kërcënimet e reja, Europës i nevojitet një mbrojtje e fuqishme”, ishte argumenti i Ministrisë franceze të Mbrojtjes.

Objektivi i “EI2” është të krijojë një strategji të mbështetur në rezultate, e cila të lejojë përgjigjen e shpejtë me operacione të përbashkëta ushtarake, ku të përfshihen edhe përpjekjet humanitare. Si e tillë, ajo praktikisht nuk synon krijimin e një ushtrie europiane, e cila të ngrihet mbi kombet.

Por, duke qenë se bëhet fjalë për një nismë jashtë BE-së dhe NATO-s, Ministria franceze e Mbrojtjes është përpjekur të qetësojë frikën se plani mund të minojë strukturat ekzistuese të mbrojtjes brenda bllokut dhe aleancës.

Përpjekjet e Francës, megjithatë, nuk i kanë fashitur shqetësimet e Berlinit, të cilin Parisi e shikon si aktor kyç në këtë nismë. Gjermanët nuk i bind fakti që diçka do të organizohet me vetëdije të plotë jashtë strukturave të Bashkimit Europian, madje mendojnë se një lëvizje e tillë mund ta minojë BE-në.

Përpos kësaj, disa vëzhgues theksojnë se nisma e ndërmarrë nga Franca mund të përdoret si mjet në duart e Parisit, që të përforcojë objektivat e tij të politikës së jashtme.

@tn.lajmelokale
@tetovanews