Ballina Sport FITOJNË SHKËNDIJA E SHKUPI, BARAZON RENOVA (VIDEO)

FITOJNË SHKËNDIJA E SHKUPI, BARAZON RENOVA (VIDEO)

Shkëndija dhe Shkupi kanë regjistruar fitore në xhiron e 16-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Kampionët në fuqi mundën Pobedën në transfertë me rezultat 2:0, me golat e Bejtullait dhe Eminit, ndërsa në Çair, FC Shkupi mori fitore të rëndësishme ndaj Bellasicës, duke triumfuar në minutat shtesë me golin e vetëm të Tipuriçit.

Ndërkohë Renova nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1:1 me Akademija Pandevin. Në ndeshjet tjera, Rabotniçki ka demoluar Makedonija Gjorçe Petrovin me rezultat të thellë 5:1, ndërsa Vardari fitoi në Kratovë përballë Sileksit me shifra minimale 1:0. Xhiroja e radhës në kampionatin vendor do të zhvillohet të mërkurën. /SHENJA/

@tn.lajmelokale
@tetovanews