Ballina Bota Egjipti ka filluar të eksportojë qen dhe mace rrugësh në Korenë e...

Egjipti ka filluar të eksportojë qen dhe mace rrugësh në Korenë e Jugut

Mijëra qen që enden rrugëve kanë filluar të eksportohen jashtë vendit, kurse mbrojtësit e të drejtave të kafshëve kanë ngritur shqetësimin se mund të përdoren për ushqim

Për vite me radhë, Egjipti ka eksportuar pambuk, drithëra dhe gaz natyror, Tani, si duket, vendi do të eksportojë edhe macet dhe qentë, transmeton Tetova News.

Të mërkurën, Ministria e Bujqësisë e Egjiptit konfirmoi se kohët e fundit kishte dhënë leje për eksportin e 4100 maceve dhe qenve në një numër vendesh. Lajmi është marrë me shqetësim të madh nga aktivistët e të drejtave të kafshëve, të cilët thonë se janë të shqetësuar se kafshët do të shiten në vendet ku mund të hahen dhe keqtrajtohen.

Në shtator dhe tetor, autoritetet shërbimeve të përgjithshme veterinare (GAVS) i dhanë lejet për të eksportuar 2.400 mace dhe 1.700 qen të racave të ndryshme.

GAVS tha se kjo është bërë në përputhje me rregulloret ndërkombëtare për eksportimin e kafshëve, duke përfshirë edhe sigurimin se ato nuk kanë ndonjë sëmundje.

Sipas Hamed Abdeldayem, zëdhënës i Ministrisë së Bujqësisë, kjo është hera e parë që Egjipti eksporton qen dhe mace.
Qentë dhe macet kryesisht janë “hequr nga rrugët”, por janë vaksinuar dhe kanë marrë një çertifikatë mjekësore nga Instituti i Shëndetit të Kafshëve, që vërteton se nuk janë të prekura nga ndonjë sëmundje , përpara se të eksportohen, tha Abdeldayem.

Zyrtarët nuk kanë dhënë arsye specifike se pse kafshët janë duke u eksportuar, ndonëse Egjipti prej kohësh ankohet për numrin e madh të qenve dhe maceve të rrugëve në vend. Muajin e kaluar, një studim tregoi se rreth 22 milionë qen rrugësh ishin në Egjipt./TetovaNews

@tn.lajmelokale
@tetovanews