Ballina Sport Dortmundi me hap kampioni, përmbys Bajernin në sfidën e çmendur (VIDEO)

Dortmundi me hap kampioni, përmbys Bajernin në sfidën e çmendur (VIDEO)

Borussia e Dortmundit fitoi një sfidë të çmendur ndaj Bayernit të Mynihut në klasiken e futbollin gjerman, duke u dhënë një goditje të fortë ambicieve të bavarezëve për t’u rikonfirmuar kampionë të Bundesligës. 3-2 për verdhezinjtë përfundoi përplasja e “Signal Iduna Park”, ku skuadra e Niko Kovac kaloi dy herë ne epërsi, por në fund u detyrua të largohej pa pikë nga kjo transfertë delikate.

https://www.youtube.com/watch?v=XA2IFeECLsA

https://www.instagram.com/p/BqA5JZalCcJ/

Pjesë e parë u mbyll me avantazhin e Bayernit me gol të Robert Lewandowskit në minutën e 26-të, ndërsa në fillim të fraksionit të dytë Marco Reus ktheu baraspeshën në rezultat me 11-metërsh.

View this post on Instagram

#deutschermeisterwirdnurderbvb #bvb #football

A post shared by Robin Bork (@skybork) on

Në të 52-ën, Lewandowski, i shërbyer nga Kmimich, shënoi të dytin personal, duke u dhënë sërish epërsinë bavarezëve, por kundërpërgjigjja e Dortmundit ishte epike me Marco Reus dhe Paco Alcacer që jo vetëm barazuan, por shënuan edhe golin e një fitoreje të madhe, që mund të rezultojë shumë e rëndësishme bë garën për titull, pasi Borussia krijon një diferencë prej 7 pikësh me rivalët më të mëdhenj në Bundesligë.

LAJMET MË TË REJA
Loading...