Ballina Shëndeti Këshilla Disa këshilla për të përmirësuar marrëdhënien tuaj në çift

Disa këshilla për të përmirësuar marrëdhënien tuaj në çift

Jini të thjeshtë.
Mendojini mirë veprimet dhe fjalët tuaja dhe jeta juaj automatikisht do të bëhet më e thjeshtë. Jini sa më modestë, gjatë gjithë jetës.

Mos kërkoni miratim nga askush, për diçka që ka lidhje me ju.
Kini besim në aftësinë tuaja për të dalluar zgjedhjet e këqija nga ato të mira dhe mos harroni se vetëm ju mund të përcaktoni shtegun e duhur për jetën tuaj.

Duaje veten, kujdesu për veten dhe respektoje veten tënde.
Para se dikush tjetër të mund të kujdeset për ty, të të dojë dhe të të respektojë, duhet të bësh të mundur që të gjitha këto t’ia japësh ti së pari vetes tënde.

Mos e gjykoni veten tuaj.
Kur ndonjëherë të ndodhë që të ndiheni inferior, përpiquni ta shikoni situatën nga këndvështrimi neutral. Mos i vështirësoni gjërat për veten tuaj, të gjithë ne jemi njerëz dhe të gjithë bëjmë gabime.

Ndjehuni rehat me partnerin tuaj, edhe nëse miq të seksit të kundërt.
Edhe në qoftë se kjo gjë mund t’ju bëjë pak xhelozë për ta, jepi personit që ke përkrahë lirinë e duhur për të ndenjur me kë të duan.

Hesht nese është e nevojshme, edhe nëse ke të drejtë.
Ju nuk mund të keni gjithmonë të drejtë, prandaj mos u nevrikosni. Ndonjëherë, heshtja me të vërtetë flet më shumë se sa fjalët.

Tregoni dashuri të pafund.
Duaje lirisht partnerin/en dhe hape zemrën tënde me të tjerët. Lejoni veprimet e vogla të dashamirësisë t’i tregojnë partnerit/es suaj se sa shumë do të thotë prania e tij/saj për ju.

Gjithmonë ndiqni zemrën tuaj.

Askush nuk ju njeh më mirë se sa ju e njihni veten tuaj, kështu që dëgjoni mendjen tuaj dhe bëni ato që dëshironi për veten tuaj. Zemra juaj do ju tregojë gjithmonë rrugën e drejtë.

Jini të pavarur, por jo përtej kufijve.
Merrni ndihmë kur ju ofrohet apo kur nuk mund t’ia dilni dot. Kuptoni se ju nuk duhet ta bëni dot gjithçka vetëm. Është e pamundur një gjë e tillë.

Hapuni për problemet tuaja.
Flisni për çdo gjë në mënyrë racionale me partnerin tuaj dhe problemi juaj ka të ngjarë të zgjidhet shumë më shpejt.

Komplimentoni partnerin tuaj.

Tregojini atij ose asaj se vini re çdo veshje të re ose prerje flokësh bën dhe që jeni krenarë për punën e tyre të vështirë. Tregojini se sa vlerë ka ai person në jetën tuaj.

Jini të kujdesshëm ndaj veprimeve tuaja.
Ajo që bëni zakonisht në mënyrë të gabuar në rutinën tuaj, padyshim që ndikon në më shumë njerëz sesa vetëm tek vetja juaj, prandaj mendohuni mirë, kur merrni vendime të mëdha mbi jetën tuaj.

Kujtojini vetes gjithmonë se jeni të bukur, brenda dhe jashtë.
Jepini vetes dashuri, gjithmonë. Mos u bëni aq kritik për veten tuaj; dashurojeni veten për atë cfarë ju jeni dhe mos ndryshoni asnjëherë për asnjë person.

@tn.lajmelokale
@tetovanews