Ballina Bota Demokratët fituan shumicën, mund të bllokojnë propozimet e Trumpit

Demokratët fituan shumicën, mund të bllokojnë propozimet e Trumpit

Demokratët për herë të parë që nga viti 2010 fituan shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit dhe tani kanë mundësi të bëjnë punën e Presidentit Donald Tramp shumë më të vështirë, transmeton REL shkrimet e mediave botërore, përcjell zeri.info.

BBC thekson se një shumicë demokratike në shtëpinë e ulët të Kongresit do të jetë në gjendje të nisë hetime të reja mbi aktivitetet e Trump-it, të bllokojë propozimet buxhetore dhe ndoshta edhe të fillojë procesin që Trump të thirret në një seancë dëgjimore, për të cilën kërkohet një shumicë të thjeshtë.

Republikanët, megjithatë, do të mbajnë dhe ndoshta do të forcojnë, kontrollojnë mbi Senatin, ku ata do të vazhdojnë të mbështesin politikën e Trumpit dhe të konfirmojnë zgjedhjen e gjyqtarëve, sipas BBC-së./Zeri

@tn.lajmelokale
@tetovanews