Ballina Aktualitet Lajme Dalin përgjimet për ngjarjet në Kuvend, një shqiptar ka spiunuar te Gruevski

Dalin përgjimet për ngjarjet në Kuvend, një shqiptar ka spiunuar te Gruevski

Ka vazhduar edhe sot seanca gjyqësore për të akuzuarit e ngjarjeve të 27 prillit të vitit të kaluar ku u pushtua Kuvendi i Maqedonisë nga militantët e partisë së Gruevskit. Në këtë ngjarje u dhunuan deputetët e LSDM-së dhe ata shqiptarë. Madje deputeti Sela mbrekullisht i shpëtoi vdekjes.

Në porositë e gjetura nga ekspertiza e telefonit celular të ish-kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski, është gjetur bisedë në viber ku lideri i atëhershëm i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, me 26 prill 2017, një ditë para “të enjtes së përgjakshme” i dërgon porosi të Veljanovskit që e ka pranuar nga ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, ku e njofton se ka marrë informatë nga një koleg shqiptar se po përgatitet votimi për kryetarin e Kuvendit.

“Nga Çavkov: Mirëmëngjesi drejtor, t’ju njoftoj se për momentin kam marr informatë nga një koleg shqiptar se sot rreth orës 13:30 planifikohet diçka nga ana tjetër të bëhet në Kuvend. Nuk kam informata më konkrete, nëse kam do ju kërkoj”, i ka shkruar Gruevski ish-kryetarit të Kuvendit Veljanovskit duke ia përcjellë porosinë e Çavkovit, i cili është një nga të akuzuarit për sulmin në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me 27 prill të vitit të kaluar.

Nikolla Gruevski ka qenë i njoftuar për çdo zhvillim të planifikuar për sulmin e 27 prillit. Edhe ai edhe bashkëpunëtorët e tij, janë informuar nga shqiptarë “të besueshëm”, siç i quajnë në biseda. Kjo dëshmohet me sms porosinë e publikuar në gjykimin e sotëm për 27 prillin ku Nikolla Gruevski i dërgon ish kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanovski një porosi nga Mitko Çavkov me këtë përmbajte : – “Desha tju informoj se në këtë moment, një shqiptar i besueshëm më tregoi se po planifikohet diçka nesër rreth orës 12. Ndonjë incident ose ngjashëm. Këtë informatë e kam nga më shumë burime”, përfundon mesazhi i Çavkovit, dërguar Gruevskit, një ditë para 27 prillit.

Veljanovski pastaj i shkruan sms Ilija Dimovskit “Dërgo deputet para kabinetit. Nëse vijën këndej”

DIMOVSKI – “Ok”

VELJANOVSKI – “Lësho pesë deputet para kabinetit”

Ivan Cvetanovski i lëshon mesazh Trajko Veljanovskit – “Talati po mban fjalim si kryetar i parlamentit”

VELJANOVSKI i shkruan Nikolla Todorovit – “Populli le të mblidhet”

VELJANOVSKI i shkruan Ilija Dimovskit – “POPULLI PO HYN”

VELJANOVSKI i shkruan Kërsto Mukoskit – “Njeriu më tha se tek dyert nuk duket asgjë. Një kamerë vetëm është dhe e turbullt”

MUKOSKI – “Ok. Më tregoi njeriu por nuk është keq të dëgjohesh me kolegun tim që dje ishte në bisedë tek një njeri tjetër që duhet ta vërtetojë gjithë situatën dhe duhet ta vërtetojë se është ashtu siç thua. Duhet tia bëjmë me dije seriozitetin e kësaj punë. Më shkruaj kur të kesh info”

MUKOSKI – “Ka diçka të re?”

VELJANOVSKI – “Nuk jemi takuar. Por ashtu është. Siç të shkruajta”

MUKOSKI – “Ok Faleminderit. Kur të shohesh më shkruaj të lutem”

VELJANOVSKI – “Vetëm muhabet qenka. Kështu thotë njeriu. Gjoja nuk ka asgjë”

MUKOSKI – “Edhe unë them ashtu. Dikush ka gënjyer”

VELJANOVSKI – “Kështu është. Përse e mendove himnin ti”

MUKOSKI – “Të demantohet. U dëgjova me Ilen, Ivon dhe Nikollën, ta shohin nëse duhet…Tek reporteri shkruante për Johanin.

Sot për mua…

Edhe konstruksion…

Duhet të mendoj…

Që të mos përhapet.

Mediat e tjera.

E paskan bërë regjinë

Tani ekanë qëllim kryesor këtë gjë.. ”

Sillvana Boneva i shkruan Trajko Veljanovskit më 1 maj -” Shef u lajmërua Ana dhe tha se nuk i ka malltretuar. Se ju ka dhënë dhomë për të shkruar dhe betohej në fëmijën e saj. Se asnjëherë nuk e ka bërë gropën e dikujt prej neve. Nuhiu ka bërë presion por raportet zyrtarë kanë treguar se Gorani nuk është fajtor. Se ajo nuk mund të shkojë kundër të së vërtetës. Tha se nëse ka nevojë do vijë të shpjegojë gjithçka”

Veljanovski këtë mesazh ia dërgon Goran Gjoshevskit.

Pastaj Dimitar Stevananxhija i shkruan ish kryetarit – “Këta tradhtarë do ti bëjmë heronj”

VELJANOVSKI, – “Po”

STEVANANXHIJA – “Për mua diçka mbetet enigmatike. Kush u tha shoqatave të nisen në orën 13:00,kush e dinte”

VELJANOVSKI, – “Çfarë u kanë thënë”

STEVANANXHIJA – “Të nisen për Shkup”

03.05.2017

STEVANANXHIJA – “Ndoshta, por kush ka vlerësuar se kjo është diçka e mirë. Unë nuk e di këtë.

Vlerësim i keq.

Duhej prej ditës së parë dhe në mënyrë të koordinuar, të dihet deri ku dhe kush, sa…

MITKO ÇAVKOV i shkruan Trajko Veljanovskit -” Më shkruaj të dhënat e LEVIT”

VELJANOVSKI – “Goran Goshevki”

@tn.lajmelokale
@tetovanews