Ballina Argëtim Kuriozitete ÇUDIA KINEZE/ Zhvendosën miliona njerëz, shkatërruan 13 qytete dhe 1600 fshatra dhe...

ÇUDIA KINEZE/ Zhvendosën miliona njerëz, shkatërruan 13 qytete dhe 1600 fshatra dhe ndërtuan hidrocentralin që ka ngadalësuar edhe rotacionin e Tokës (VIDEO+FOTO)

Njëra nga ndërtimet më të shtrenjta në histori ka shkaktuar edhe ngadalësimin e rotacionit të planetit tonë.
Për shkak të digës në lumin Jangce në Kinë, dita është më e gjatë për 0,06 mikrosekonda.

Diga “Tri grykat” është hidrocentrali më i fuqishëm në botë.
Ndërtimi i saj ka zgjatur nga viti 1994-2003, ndërsa ka kushtuar rreth 30 miliardë dollarë.
Për nevojat e saj, autoritetet kineze kanë ndërtuar autostradë me 6 korsi.

 

View this post on Instagram

 

The Three Gorges Dam is a hydroelectric gravity dam that spans the Yangtze River in Hubei province, China. The Three Gorges Dam is the world’s largest power station in terms of installed capacity (22,500 MW). In 2014, the dam generated 98.8 terawatt-hours (TWh) and had the world record, but was surpassed by the Itaipú Dam, which set the new world record in 2016, producing 103.1 TWh #engineering #engineer #design #civilengineering #technology #construction #engenharia #tech #engenhariacivil #civil #mechanicalengineering #innovation #programming #concrete #construcao #engineeringlife #programmer #threegorgesdam #mechanical #like #architecture #structuralengineering #electronics #science #obra #student #bhfyp #threegorgesdam #solidworks #autocad #instagood

A post shared by Worlds Greatest Structures (@greatest_structures) on

Për digën punuan mbi 26.000 njerëz, kurse gjatësia e saj është 2.3 km dhe lartësia 181 m.
Për ndërtimin e saj është dashur një sasi betoni prej 27 milionë kub dhe çelik sa për 63 kulla të Ajfelit.

26 turbinat e saj me të gjitha kapacitetet zëvendësojnë 50 milionë tonelata qymyrguri ose 15 centrale bërthamore.
Prodhon 10% të sasisë së përgjithshme të energjisë elektrike të Kinës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by F1sh Sky Ate (@jack106wong) on


Përveç kontributit në sistemin energjetik, ka zvogëluar numrin e vërshimeve
dhe ka lehtësuar qarkullimin e mallrave.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jeet S Bhandari (@jeet_bhandari) on

Megjithatë, shumë ekspertë mendojnë se diga ka sjellë më shumë gjëra negative sesa pozitive.
Më shumë se 1.3 milionë njerëz kanë braktisur shtëpitë e tyre, kurse nga harta e Kinës janë fshirë 13 qytete dhe 1600 fshatra.

Ndryshimi i përmbajtjes dhe temperaturës së ujit të lumit ka shkaktuar zhdukjen ose rrezikimin e specieve të rralla .
Janë shkatërruar 30.000 hektarë tokë bujqësore,kurse për shkak të këtij hidrocentrali nën ujë kanë mbetur një numër i madh monumentesh të dy dinastive të fundit kineze -Ming dhe King./ TetovaNews

@tn.lajmelokale
@tetovanews