Ballina Sport Cristiano Ronaldo, futbollisti “bionik” i Juventusit

Cristiano Ronaldo, futbollisti “bionik” i Juventusit

Më hiqni gjithçka, përveç Ronaldos. Në të vërtetë batuta e një prej promocioneve të famshme u shkon shumë për shtat bardhezinjve të Juventusit, me klubin torinez dhe trajnerin Allegri që tashmë kanë në dispoczicion një “bomber” tek i cili mbështeten dhe besojnë. Sepse fenomeni portugez nuk di të ndalet as kur të tjerët pushojnë, stërvitet më shumë se kushdo tjetër, vrapon më shumë se kushdo, duke rishkruar dalëngadalë statistikat e klubit bardhezi.

Edhe në takimin e të shtunës përballë Cagliarit, do të jetë i pranishëm, duke tentuar të azhornojë edhe to shifra që sot klubi i publikon në faqen zyrtare, duke i evidentuar: deri më tani portugezi ka kontribuar në 11 golat e shënuar nga skuadra, me 7 realizime të tij dhe 4 asiste të dhuruar, ka tentuar 32 gjuajte në zonë nga totali 69 i Juves.

Me pak fjalë, shifra që duke u shtuar edhe dy takimet e Championsit e vendosin CR7 në podin e sulmuesve bardhezinj, duke lënë pas emra historikë të klubit torinez të tillë si Baggio, Inzaghi, Trezeguet dhe Higuain. Ish-ylli i Real Mdridit nuk njeh konkurrencë. Në Torino tashmë Cristiano Ronaldo ka fituar nje nofkë të re, njeriu bionik.

@tn.lajmelokale
@tetovanews