Ballina Aktualitet Lajme CAKTOHET SEANCA PLENARE PËR HEQJEN E IMUNITETIT TË GRUEVSKIT

CAKTOHET SEANCA PLENARE PËR HEQJEN E IMUNITETIT TË GRUEVSKIT

Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi ka thirrur sot për orën 17:00 një seancë plenare ku do të shqyrtohet rekomandimi i Komisionit për Rregulloren e Punës dhe Mandatit dhe Imunitetit për t’ia hequr imunitetin deputetit Nikolla Gruevski. Vendimi për heqjen e imunitetit merret nga një shumicë e thjeshtë e numrit të përgjithshëm të deputetëve.

Më herët gjatë ditës, Komisioni për Imunitet dhe Mandate votoi për heqjen e imunitetit të deputetit Nikolla Gruevski. Gjashtë kërkesat e gjykatës u votuan me 5 vota për dhe asnjë kundër, ndërsa mbledhjen e bojkotuan deputetët e VMRO-DPMNE-së. /SHENJA/

@tn.lajmelokale
@tetovanews