Ballina Aktualitet Lajme Budapesti ende nuk e ka konfirmuar se Gruevski ka kërkuar azil politik

Budapesti ende nuk e ka konfirmuar se Gruevski ka kërkuar azil politik

Ish-kryeministri Nikola Gruevski, ka kërkuar azil politik në Hungari, thotë ai vet përmes faqes së tij zyrtare ne Facebook.

TV21 ka kërkuar sqarim zyrtar nga ministria e jashtme hungareze për këtë gjë, që në orët e para të mëngjesit, dhe ende po pret konfirmim zyrtar.

Shefi i zyrës për informim në ministrinë e jashtme të Hungarisë, me të cilin ka kontaktuar TV21, pritet të sqarojë për këtë temë qëndrimin zyrtar.

Sipas, postimit që ka bërë në facebook, Nikola Gruevski pretendon të jetë larguar nga Maqedonia për arsye të “kërcënimeve të shumta për jetë” të cilat thotë se i janë bërë “ditëve të fundit”!

Ministria e brendshme e Maqedonisë ende nuk është sqaruar për këtë pohim në facebook të Nikola Gruevskit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews