Ballina Aktualitet Lajme Borkica tha se Gruevski ka dalë

Borkica tha se Gruevski ka dalë

Menjëherë pas pranimit të vendimit, Gruevski duhet menjëherë të paraqitet në burgun e Shutkës ku duhet të vuajë dënimin prej dy viteve burg për rastin “Tanku”, por vendimin duhet ta pranojë personalisht ai

Korriei që duhet t`i dorëzojë Gruevskit vendimin për vuajtjen e dënimit me burg, sonte dy herë ka trokitur në portën e ish-kryeministrit, por i thanë se nuk është në shtëpi.
Herën e parë portën ia hapi gruaja Borkica dhe i tha se Gruevski kishte dalë, njofton Alsat.

Sipas informacioneve të televizionit korrieri do të kalojë përsëri gjatë mbrëmjes së sotme, por nëse Gruevski nuk gjendet deri në orën 24:00, atëherë do të pritet seanca gjyqësore e të hënës, ku Gruevski gjykohet për një rast tjetër të Prokurorisë Speciale, për t’i dorëzuar vendimin.

Nëse edhe këtë herë dështon procesi i dhënies së vendimit, policia ka të drejtë të bëjë arrestimin e Gruevskit.
Gruevski u dënua për keqpërdorim të parasë publike. Ai kishte blerë një makinë të tipit ‘Mercedes’, në vlerë prej 600 mijë euro.

Përndryshe, para burgut të Shutkës janë stacinuar sonte shumë ekipe gazetarësh, të cilët presin paraqitjen e Gruevskit për vuajtjen e dënimit./TetovaNews

@tn.lajmelokale
@tetovanews