Ballina Aktualitet Lajme Besa dhe Aleanca kërkojnë zyrtarizimin e gjuhës shqipe

Besa dhe Aleanca kërkojnë zyrtarizimin e gjuhës shqipe

Tani është koha për të zgjidhur çështje e hapura për shqiptarët dhe jo të vendosen ndër tepihë, tha Fadil Zendeli nga radhët Besës, në debatin mbi propozim ndryshimet kushtetuese.

Besa ka kërkesë konkrete për të zyrtarizuar gjuhën shqipe. Është e turpshme të quhet gjuhë e cila flet 20 për qind, tha Zendeli.

Ai tha se është mirë që marrëveshja e Ohrit të futet në Preambulë, por dëshiron të hapë një debat nëse marrëveshja po zbatohet.

Edhe Surija Rasidi nga Aleanca për Shqiptarët tha gjithashtu se tani është koha për të zyrtarizuar gjuhën shqipe në Kushtetutë. Rashidi pret që pas debatit për çështjen e propozim amendamenteve të mbyllet edhe kjo çështje.

Deputeti Ilija Nikolovski, gjeneral në pension, tha se deputetët nuk kanë kohë për të humbur dhe pret që i gjithë procesi i ndryshimeve kushtetuese të përfundojë sa më shpejt.

Sot në fillim të debatit për propozim amendamentet në Komisionin për Çështjet Kushtetuese, e cila do të zgjasë tri ditë, Kryeministri Zaev shpjegoi nevojën për ndryshime kushtetuese dhe i prezantoi katër propozim amendamente./Telegrafi/

@tn.lajmelokale
@tetovanews