Ballina Sport Belgjika mposhtë Islandën, kalon me një këmbë në fazën tjetër (VIDEO)

Belgjika mposhtë Islandën, kalon me një këmbë në fazën tjetër (VIDEO)

Belgjika ka mposhtur Islandën me rezultatin 2:0.

Kjo fitore ishte tejet e rëndësishme për belgët, pasi ata tashmë prijnë në tabelë, me nëntë pikë pas 3 takimeve.

Të dy golat për belgët i realizoi sulmuesi Mitchy Batshuayi.

Fillimisht ai realizoi në minutën e 65’, kur për mrekulli shfrytëzoi asistimin e Thomas Meunier.

Fitoren Belgjika e vendosi në minutën e 81’, kur përsëri ishte Batshuayi që realizoi.

Ndeshja e fundit në grup do të zhvillohet ndërmjet Zvicrës dhe Belgjikës.

https://youtu.be/ymfSQ1OZ2yw

@tn.lajmelokale
@tetovanews