Ballina Bota Batuta dhe të qeshura me “shpirt” mes Putin dhe princit saudit (Video)

Batuta dhe të qeshura me “shpirt” mes Putin dhe princit saudit (Video)

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman shkëmbyen batuta dhe u argëtuan nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Dy liderët ndodheshin në sallën kryesore ku zhvillohen takimet e samitit të G20, kur të qeshurat e tyre me zë të lartë tërhoqën vëmendjen e të gjithë të pranishmëve.

Prania e princit në samitin ndërkombëtar ishte në dyshim për shkak të akuzave që rëndojnë ndaj tij në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Mirëpo, duket se të gjithë janë dorëzuar para fuqisë ekonomike të Arabisë Sauditë dhe pavarësisht akuzave, princi qëndron në krah të liderëve botërorë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews