Ballina Sport Barcelona rigjen Mesin, por humb me turp ndaj Betisit (VIDEO)

Barcelona rigjen Mesin, por humb me turp ndaj Betisit (VIDEO)

Barcelona ka pësuar humbjen e dytë të sezonit në La Liga teksa është mposhtur nga Betis me rezultatin 4-3 në Camp Nou. Rikthimi i Messi-t nuk e ka ndihmuar ekipin e Valverde-s, që ka bërë një tjetër paraqitje për t’u harruar në kampionat.

Vendasit nuk e nisin mirë ndeshjen. Ishin miqtë ata që dukeshin më të rrezikshëm dhe Joaquin shpërdoroi një mundësi shumë të mirë përpara se të gjente golin e avantazhit ne Firpo Junior i cili me goditjen e tij lë në vend portierin Ter Stegen. Barcelona mundohet të reagojë, por goditet me golin e dytë të miqve në minutën e 34’.

https://youtu.be/1rjPQ5-BDjE

Ishte Cristian Tello ai që dyfishoi rezultatin me një goditje të bukur nga brenda zonës. Barça vazhdon të luajë dobët edhe pas pushimit teksa Messi nuk ka arritur të ketë asnjë ndikim në ndeshje deri në minutën e 68’ kur ngushton diferencën me penallti.

Por vetëm katër minuta më pas Betis shënon golin e tretë me Giovani lo Celso, goditja e të cilit duhet të ishte pritur nga portieri gjerman i Barcelona-s, por topi i kalon përmes duarve dhe përfundon në rrjetë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews