Ballina Aktualitet Lajme Banorët e Astirit protestojnë me flamurin kuq e zi (Video)

Banorët e Astirit protestojnë me flamurin kuq e zi (Video)

Nën atmosferën e festës së pavarësisë dhe simboleve kombëtare, banorët e Astirit kanë nisur të mblidhen në protestë në mbrojtje të banesave të tyre nga prishja për projektin e Unazës së Re.

Ata kanë shpalosur një banderolë me një flamur të madh kuq e zi., teksa kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve në dy akset e rrugës.

Deputetët e PD-së kanë dalë sërish në mbështetje të tyre.

Klevis Balliu: Jo vetëm nuk i ka legalizuar, por kërkon dhe t’ua prishë. Protesta tek Unaza i vuri lakun në fut kësaj qeverie dhe u çorri maskën. Kjo protestë armik ka korrupsionin. Çdo qytetar duhet tu bashkohet këtyre banorëve. Edi Rama ka vjedhur 40 milion euro dhe ato para nuk i jep mbrapsht.

Këtu do të vazhdohet, do të qëndrohet derisa të rivihen në vend institucionet e shtetit, ligjet e këtij vendi. Përpjekjet mjerane të kësaj qeverie për ti përçarë, për të vënë dy-tre tulla në rrugë për të dhënë idenë se këtu është mbyllur protesta dhe do bëhet si duan ata, janë qesharake. Protesta vazhdon, PD do vazhdojë ta mbështesë.

Dje ALUIZNI publikoi listën e 107 banorëve që përjashtohen nga procesi i legalizimit te Unaza e Re.

ALUIZNI fton qytetarët të cilët e gjejnë veten brenda kësaj liste, të aplikojnë pranë Bashkisë Tiranë, për përfitimin e qerasë dhe strehimit social.

“Nga ana tjetër, sqarojmë se subjektet me leje legalizimi, subjektet me certifikatë pronësie të ligjshme, apo subjekte të tjera me pronësi të vjetër të certifikuar, nuk janë pjesë e kësaj liste, pasi ata janë përfshirë në listën e shpronësimeve për interes publik, që po harton ARRSH-ja“, thuhet në reagim.

@tn.lajmelokale
@tetovanews