Ballina Bota Analiza ANALIZA: Rritja e pranisë se Kinës në Ballkan, rreziqet dhe mundësitë

ANALIZA: Rritja e pranisë se Kinës në Ballkan, rreziqet dhe mundësitë

Rritja e pranisë së Kinës në ekonomitë e Ballkanit po krijon shqetësim në institucione europiane të financave. “Jam angazhuar me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në cilësinë e këshilltarit.

Pyetja kryesore e këtij projekti është si duhet ta trajtojë BERZH-i rritjen e pranisë së Kinës në rajonin e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore?

Në këto momente që flasim, Kina është jo vetëm në agjendën e Evropës, por edhe në atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës” shkruan Jens Bastian Konsulent ekonomik i pavarur.

Ai analizon në një konferencë të mbajtur nga Banka e Shqipërisë, rreziqet dhe mundësitë e reja që krijon prania kineze në Ballkan. Analiza e Jens vijon me poshtë.

Rikthimi i Kinës në Shqipëri

– Të drejtat për kërkimin e naftës, marrë nga kompania kineze Geo-Jade Petroleum

– China Everbright dhe Friedmann Pacific Asset blenë Tirana international Airport SHPK

– PowerChina, një kompani ndërtimi, ka ndërmarrë projekte ujitjeje në Shqipëri

Këto aktivitete në sektorë të ndryshëm krijojnë atë çfarë mund ta quaj “grup investimesh”. Dhe këto grupe janë më të përparuara në transport, infrastrukturë, në rajon dhe në sektorin e energjisë. Për më shumë, me qëllim organizimin dhe përparimin më tej të këtyre veprimtarive, Kina po krijon një prani të shtuar financiare. Dëshiroj ta theksoj këtë në slide-in pasues.

Krijimi i një pranie të sektorit bankar

– Degë e Bankës së Kinës e hapur në Beograd, janar 2017

– Exim Bank financon ndërtimin eautostradës në Maqedoni, Mal të Zi

– China Development Bank jep kredi për impiantin me energji termike në Republikën e Serbisë

– Memorandum Mirëkuptimi mes China Development Bank dhe Bankës së Greqisë, korrik 2016

Kjo prani financiare në rajon tregohet nga veprimtaria e Bankës së Kinës në Beograd, e cila ka hapur një degë, ose nga veprimtaria e Exim Bank, e cila ka financuar ndërtimin e autostradës përgjatë disa shteteve në rajon, nëpërmjet kredisë bankare. Banka për Zhvillim e Kinës gjithashtu ka ofruar kredi për ndërtimin dhe modernizimin e impianteve të energjisë termale në Bosnje dhe Hercegovinë. Çfarë shihni këtu është vendosja e grupeve të Kinës, kryesisht banka shtetërore, të cilat po krijojnë një prani financiare në rajon. Mënyra kryesore e veprimtarisë së tyre është përmes financimit të borxhit për projekte madhore të infrastrukturës nëpërmjet bankave, nga zyrat kryesore në Kinë apo nga degët e tyre në Hong Kong. Financimi i kapitalit, në terma të investimeve të drejtpërdrejta me të drejta të plota dhe përthithjes, po ndodh dukshëm në Greqi, në një shkallë më të ulët në Serbi, ndërsa po fiton gradualisht ritëm në vende të tjera, të cilat do t’i prezantoj më poshtë.

Krijimi i fondeve kineze drejtuese të investimeve

Fondi i Bashkëpunimit të investimit Kinë–Evropë Qendrore + Lindore

  • Themeluar në vitin 2012
  • Regjistruar në Luksemburg
  • Fond prej: USD 500 milion
  • Export import Bank of China
  • Exim Bank Hungary

 Fondi i Dytë i Bashkëpunimit të investimeve

  • Shpallur në fund të 2016
  • Sino – CEE Financial Holdings Ltd
  • Fond prej: €10 miliardë

Sigurimi i këtyre burimeve nga jashtë shkon edhe më tej. Kjo tregohet dhe nga një numër fondesh investimi të kryesuara nga Kina, të cilat janë krijuar gjatë viteve të fundit. Një fond i tillë i parë ka pasur burime financiare prej 435 milion dollarësh amerikanë nën kryesimin

e Fondit të Bashkëpunimit të investimit Kinë – Evropë Qendrore dhe Lindore (ang. China – Central Eastern Europe investment Cooperation Fund). Fondi i dytë, i krijuar në vitin 2016 – katër vite më vonë, – kishte një buxhet fillestar prej 10 miliardë eurosh. Nga perspektiva bankare, nëse e shikoni këtë instrument të dytë financimi lidhur me normat e lëvrimit, financimi mund të rritet në përmasa që nuk janë parë kurrë nga Evropa Juglindore, në 25 vitet e kaluara. Ky është një tregues i ambicies, shpërndarjes së aktivitetit dhe xhepave të

thellë financiarë të investitorëve kinezë, të cilët janë përgatitur t’i sjellin në rajonet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore.

Bashkëpunimi financiar Kino – Hungarez

– Shtator 2013: Banka Popullore e Kinës nënshkroi një marrëveshje sëap prej 10 miliard jenë me Ministrinë e Financave (USD 1,45 miliardë)

-Prill 2016: Hungaria u bë vendi i parë në EJL që emetoi obligacione sovrane në jen

  • Obligacione 3-vjeçare
  • Yield – 6.75%
  • Mblodhi 1 miliardë juan (USD 154 milionë)

– Korrik 2017: Hungaria shiti borxhin në Kinë

  • Mblodhi 1 miliardë Renminbi
  • Obligacione 3-vjeçare

– Arsyeja e Hungarisë për emetimin renminbi është gjeo-strategjike dhe jo financiare

Ende, prania e Kinës në sektorin financiar shkon madje një hap më tej. Kjo pasqyrohet në përfshirjen gjithnjë e më të madhe të Hungarisë – vend jo shumë larg prej këtu dhe anëtare e Bashkimit Evropian, – në bashkëpunim financiar me Kinën, siç tregohet nga marrëveshjet sëaps në valutë; nga emetimet e borxhit sovran në monedhën vendase të Kinës, renminbi, jo vetëm në Hungari, por gjithnjë e më shumë, siç ndodhi në korrik të 2017i, duke ia shitur

borxhin kinez vetë Kinës. Hungaria është vendi i parë në Evropën Qendrore Lindore që bëri një zgjedhje të tillë. Kohët e fundit, Polonia po ndjek të njëjtën rrugë. Si do të zhvillohet kjo? Dhe a janë këto zhvillime gjithmonë pozitive?

Nëse shohim zhvillimet e fundit, ka një frymë optimizmi, një frymë që “mund të bëhet”, të historive të suksesit të pranishme. Por, kur analizojmë Kinën, nuk mendoj se kjo është e gjithë historia. Tashmë, z. Anastasakis e tregoi rëndësinë e analizës së mundësive,

por dhe të të pasurit në dorë të një matrice rreziku që mund të shfaqen në kohë, ndërsa aktualisht ato vetë paraqiten si mundësi.

Mundësitë infrastrukturore kthehen në rreziqe financiare?

  • Mali i Zi dhe Exim Bank e Kinës nënshkruan në vitin 2014 një marrëveshje

prej 800 millionë euro për të financuar një një autostradë që lidh portin e Tivarit (Bar) me Serbinë.

– Exim Bank ofron hua për 85% të totalit

– Fillimi i shlyerjes pas 6 vitesh

– Shlyerje për 20 vjet

  • Kina ofron financim fleksibël në qoftë se vendet përdorin punëtorë dhe pajisje kineze
  • Banka Botërore tërhoqi një kredi për mbështetje buxheti prej USD 50 milion ndaj

Malit të Zi

– Marrëveshja e autostradës i shtohet niveleve të larta të borxhit prej 58% të prodhimit kombëtar

– FMN paralajmoëron se marrëveshja përbën rrezik për stabilitetin fiskal

Veçoj këtu rastin e Malit të Zi, i cili nuk është delja e zezë e rajonit, pasi dhe në vende të tjera ka rreziqe. Por në rastin e Malit të Zi, ka disa pasoja interesante për t’u identifikuar. Një prej tyre është prania e një rrjeti të gjerë ndërtimesh rrugore të financuara nga hua bankare kineze.

Për më tepër, Kina përcakton se vendi, të cilit po i jep kredi për projektet infrastrukturore, duhet të investojë në punëtorë, shërbime dhe pajisje kineze.

Kjo huadhënie dhe sjellje ka rritur vëmendjen e organizatave ndërkombëtare shumëpalëshe. Për shembull, FMN-ja paralajmëroi autoritetet e Malit të Zi për rritjen e ekspozimit të buxhetit ndaj Kinës. Banka Botërore shkoi një hap më tej dhe aktualisht tërhoqi ndihmën

për borxhin për Malin e Zi, për shkak të mënyrës së ekspozimit të Malit të Zi ndaj Kinës.

Pyetja që ngrihet, është se çfarë duhet bërë? Sipas këndvështrimit tim, e ardhmja mbart sa më poshtë vijon:

Çfarë mbart e ardhmja?

 Tregtia sipas destinacionit dhe origjinës do të vazhdojë të zhvendoset drejt Kinës

 Evropa Juglindore do të diversifikojë më tej burimet e saj të kapitalit

  • iHD-të e Kinës në rajon do të rriten
  • Kreditë e Kinës në Evropë Juglindore
  • Financim i projekteve publike infrastrukturore

 Potenciali i rritjes së turizmit kinez

 Prania në rritje e Kinës në rajon paraqet

sfida dhe mundësi për:

  • BE-në, FMN-në, BERZH-in dhe KBR-në
  • Bankat qendrore në Evropën Juglindore

Mendoj se tregtia midis Kinës dhe rajonit do të rritet. Për rrjedhojë edhe çekuilibrat tregtarë do të rriten. Gjithashtu mendoj se vendet e Evropës Juglindore do të vazhdojnë të diversifikojnë burimet e tyre të kapitalit drejt Kinës. Kjo sjell rritje të ekspozimit të kreditimit dhe rreziqeve të shlyerjeve.

Në përfundim do të shtoja se Kina po pozicionohet në këtë rajon, duke e paraqitur veten si alternativë të qëndrueshme ndaj Evropës dhe alternativë të besueshme për organizatat e tjera financiare si FMN, Banka Botërore dhe Banka Evropiane e investimeve.

Mendoj se rritja e pranisë së Kinës në rajon duhet menaxhuar. Nuk mendoj se mund të kontrollohet. Mendoj se kur udhëheqësit rajonalë shkojnë në Kinë, – dhe ka një radhë të gjatë politikanësh rajonalë, gjatë viteve të kaluara – ata shprehin vendosmërinë se e ardhmja e këtyre vendeve shihet në bërjen biznes me Kinën.

Mendoj se arsyet kryesore përse kemi një infrastrukturë të tillë të dobët të tregut financiar në vendet në zhvillim lidhen me fazën e zhvillimit të vendit, e cila ndikon nivelin e të ardhurave të disponueshme dhe me disa çështje historike.(monitor)

@tn.lajmelokale
@tetovanews