Ballina Aktualitet Reportazhe 50 alpinistë nga Gjermania turistët e parë të aventurës në shtegun ”High...

50 alpinistë nga Gjermania turistët e parë të aventurës në shtegun ”High Scardus Trail”

”High Scardus Trail” është emri i shtegut të ri ndërkombëtar të turizmit malor në rajonin ndërkufitar midis Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës dhe është një shteg që të ofron mbi të gjitha dhe mundësi për turizmin e aventurës.

Ky shteg tashmë është kthyer në destinacion turistik në këto ditë të para të nëntorit kjo sepse ky vend ofron një panoramë mahnitëse ku ndërthuren bukuritë natyrore me natyrën e egër malore e ku turistët kanë mundësi eksplorimi ku turistët e aventurës provojnë provojnë një udhëtim të këndshëm por dhe plot adrenalinë.

Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit për këtë shteg është shprehur se, ”vetëm pak ditë pas inaugurimit të shtegut “High Scardus Trail”, një grup prej 50 alpinistësh mes të cilëve 6 turistë gjermanë që për herë të parë vizituan Shqipërinë, zhvilluan marshimin nga Shishtaveci, nëpër këtë pjesë të shtegut, në Parkun Natyror Korab-Koritnik. Ata kundruan bukuritë e peisazhit si dhe shijuan gatimet tradicionale dhe bio të zonës”.

Ky është shtegu më i gjatë në të gjithë Ballkanin, me gjatësi 450 kilometra dhe që kalon nëpër tre shtete, ku rajoni i Dibrës është një nga polet më të rëndësishme të tij.Projekti synon zhvillimin e qendrueshëm të turizmit dhe fuqizimin e komuniteteve lokale në zonat ku shtrihet shtegu./atsh

@tn.lajmelokale
@tetovanews