Ballina Aktualitet Rajoni “Xhisiela”, Manjani: Në BE besuan denoncimin e Nuhut ndaj i dhanë azil

“Xhisiela”, Manjani: Në BE besuan denoncimin e Nuhut ndaj i dhanë azil

Ylli Manjani theksoi në emisionin Open me gazetaren Eni Vasili se oficerit Emiliano Nuhu i dhanë azil sepse e besojnë.

“Institucioni nuk ka funksionuar në këtë rast dhe është turp për shtetin shqiptar që një oficer policie aplikoka për azil dhe e merrka. Këta që japin azilin do të thotë se e besojnë këtë gjë sepse nuk ta japin kot. Çfarë po ndodh këtu? 200 mijë ikin me lotari, 300 mijë ikin sepse nuk kanë të hanë”, deklaroi Manjani.

Ish-ministri i Drejtësisë nënvizoi edhe një herë se reagimi i kryeministrit Edi Rama nuk ishte i duhuri.

“Kryeministri duhet të thoshte që kjo çështje meriton hetim dhe do të mbyllnim gojën. Jo të thotë “horr” dhe “do të ndjekim këmba-këmbës”, tha Manjani.

@tn.lajmelokale
@tetovanews