Ballina Aktualitet Rajoni Vuçiq: Jam i lodhur me Kosovën

Vuçiq: Jam i lodhur me Kosovën

Pavarësisht se vendosi të heqë dorë nga ideja për ndryshimin e kufijve Kosovë – Serbi, presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk e fsheh zhgënjimin për dështimin e bisedimeve.

Në një intervistë për prestigjiozen “Washington Post”, Vuçiç thotë se populli serb e do anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian edhe pse kusht për anëtarësimin është njohja e pavarësisë së Kosovës.

“Me çështjen e Kosovës jemi të lodhur. E megjithatë nëse analizojmë sondazhet më të fundit në Serbi do të shihni nëse një ditë do të ketë një referendum për të ardhmen europiane, rruga drejt Bashkimit Europian do të fitojë. Kjo ka të bëjë me qasjen racionale të popullit serb”, ka deklaruar ai.

@tn.lajmelokale
@tetovanews