Ballina Aktualitet Lajme (VIDEO) NIS DEBATI PËR NDRYSHIMET KUSHTETUESE, ZAEV: KEMI MBROJTUR IDENTITETIN, VMRO: S’DO...

(VIDEO) NIS DEBATI PËR NDRYSHIMET KUSHTETUESE, ZAEV: KEMI MBROJTUR IDENTITETIN, VMRO: S’DO TË VOTOJMË

“Me ndryshimet kushtetuese do të zgjidhet kontesti 25 vjeçar, do të garantohet identiteti i përforcuar dhe gjuha maqedonase do të jetë e garantuar ndër shekuj” – Kështu tha kryeministri Zoran Zaev gjatë fjalimit të tij në debatin e komisionit për ndryshimet kushtetuese.

“Zgjidhim kontest 25 vjeçar, që ta nxjerrim vendin tonë nga prangat e izolimit. Zgjidhim kontest 25 vjeçar në të cilin vendin e kthente pas. Ku të gjithë mendonin se nuk ka dalje, ne morëm guxim dhe shkuam para. Vendimi juaj, të nderuar deputet, do ta dërgoj në histori referencën e përkohshme FYROM”, u shpreh Zoran Zaev, Kryeministër.

Por me këtë nuk po pajtohen deputetët e VMRO-DPMNE-së. Deputeti Trajko Veljanovski, tha se për 18 muaj kjo qeveri merret vetëm me çështjen emrit, duke e harruar aspektin ekonomik dhe social të qytetarëve. Deputeti i opozitës Trajko Veljanovski tha se ai personalisht nuk do t’i votojë ndryshimet kushtetuese.

“Vullneti i shumicës së qytetarëve duke mos dal në referendum, që paraqet interpretim dhe obligim i detyrueshëm për çdo deputet dhe për Kuvendin, që thotë se referendumi është i pa suksesshëm dhe populli refuzoi marrëveshjen e dëmshme të Prespës. Në këtë kuptim unë si deputet deklaroi se nuk kemi mandat dhe për qëllim të marrim pjesë për ndryshim të kushtetutës. Por ta dini se nuk e keni shumicën e 2/3 të votave”, tha Trajko Veljanovski, VMRO-DPMNE.

Deputeti i BDI-së Xhevat Ademi, tha se për Maqedoninë nuk do të ketë plan B.

“Dua ta inkurajoj kryeministrin , qeverinë e RM-së. Dua ta përcjell mesazhin e 600.000 mijë votueseve se këtë shans RM nuk guxon ta lëshoj, nuk guxon ta humb, për shumë arsye fitimprurëse, dhe një për negative – shans të dytë nuk do të ketë”, u shpreh Xhevat Ademi, BDI.

Seanca gjatë tërë ditës ka vazhduar me përplasjet mes deputetëve të pushtetit dhe opozitës rreth Identitetit maqedonas. Deputet e opozitës thonë se me pranimin e marrëveshjes fshihet identiteti maqedonas, ndërsa pala tjetër këmbëngul për të kundërtën. Debati në komision do të vazhdojë të premten, ndërsa për të hënën është caktuar seanca plenare në të cilën në rend dite do të jetë Propozimi për ndryshimet kushtetuese, për të cilin është e nevojshme shumica prej 2/3.

Përgatiti: Zimer Jashari

@tn.lajmelokale
@tetovanews