Ballina Aktualitet Shqipëri Video: Incidenti në Serbi, policia ndalon deputetin e PS-së: Provokim me flamurin...

Video: Incidenti në Serbi, policia ndalon deputetin e PS-së: Provokim me flamurin shqiptar para Parlamentit

Deputeti i PS-së Pjerin Ndreu është bërë protagonist i një incidenti në Serbi. Lapsi.al siguron një video, ku deputeti i Lezhës, bashkë me një mikun e vet, janë pikasur nga policia serbe duke bërë një gjest provokativ, të paktën kështu e konsiderojnë autoritetet aty.

Ata kanë pozuar për foto me flamurin shqiptar dhe simbolin e shqiponjës me duar, përpara parlamentit të Serbisë.

Por menjëherë pas kësaj, policia dhe agjentët civilë kanë rrethuar makinën e Pjerin Ndreut, derisa mikut të tij i morën celularin për të fshirë foton.

Për më tepër shihni videon më poshtë dhe debatin anglisht mes shqiptarëve dhe policëve serbë.

https://youtu.be/YpWaIPv1M44

@tn.lajmelokale
@tetovanews