Ballina Aktualitet Lajme (VIDEO) AVOKATI SHTETËROR ME KALLËZIM PENAL NDAJ REGJISORIT BOJAXHIU PËR FILMIN KONTROVERS

(VIDEO) AVOKATI SHTETËROR ME KALLËZIM PENAL NDAJ REGJISORIT BOJAXHIU PËR FILMIN KONTROVERS

Avokati shtetëror Femi Stafa ka ngritur padi kundër autorit të filmit “Tallja me Krishtin” për shkak të shpërdorimit të parave publike për të ndjellë urrejtje ndëretnik dhe ndërfetare, mëson ekskluzivisht Televizioni Shenja.Kjo pasi avokati ka vlerësuar se autori ka konkurruar me tjetër skenar dhe ide për filmin, ndërsa ka bërë film me tjetër përmbajtje fyese dhe të pavërtetë mbi shqiptarët dhe UÇK-në.

Avokati i kërkon autorit të filmit Jani Bojaxhi që ti kthejë 18 milion denarë, ose afro 300 mijë euro që i ka marrë nga shteti në formë subvencioni për filmin kontestues. Në mënyrë shtesë, Stafa ka kërkuar edhe ndërprerjen e filmit por meqë gjykata e ka caktuar seancën, pas premierës, tashmë kjo kërkesë nuk ka efekt.

Në bisedë me ekipin e televizionit Shenja, Stafa u shpreh i bindur se gjykata do ti merr parasysh provat e tij kundër autorit të filmit i cili të martën, do të ketë poashtu mundësi që të shprehet në gjykatë se cilat kanë motivet e tij gjatë krijimit të filmit.

Avokati shtetërorka ngritur edhe kallëzim penal në prokurori, por ende nuk ka marrë përgjigje nëse do të inicohet procedurë penale kundër autorit të filmit për shkak të gjuhës së urrejtjes dhe nxitjes së mostolerancës ndërfetare dhe ndëretnike.

Filmi “Tallja me Krishtin” dje e pa dritën për herë të parë. As Ministria e Kulturës e as Qeveria, nuk arritën ta ndalin emetimin e filmit.

Kryeministri dhe i gjithë opinioni e patën dënuar përmbajtjen e filmit që u cilësua se ka urrejtje, armiqësi, kthim në plagët e vjetra të Maqedonisë dhe dezinformim mbi aktivitetin e UÇK-së. Pati reaguar edhe Shoqata e Veteranëve të Luftës duke pyetur pushtetin se si lejon përdhosjen e tillë të imazhit të UÇK-së edhe atë me para shtetërore.

Filmi e ka fituar projektin në vitin 2015, nga fondi i Agjencisë së Filmit, gjatë Qeverisjes së BDI-së dhe VMRO-në dhe kur sekretar shtetëror ishte Behixhudin Shehapi.Por, edhe vetë Agjencia e Filmit është distancuar nga përmbajtja e filmit i cili ka disa skena shqetësuese në të cilat tentohet të tregohet se gjoja UÇK-ja ka përdhunuar femra maqedonase, ka vrarë fëmijë e pleq maqedonas.

Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/

https://youtu.be/zTKxuXTtceM

@tn.lajmelokale
@tetovanews