Ballina Kronika Turistja nga Ukraina humb rrugën në Malin Sharr, policia e gjen afër...

Turistja nga Ukraina humb rrugën në Malin Sharr, policia e gjen afër Staneve të Shipkovicës

21 vjeçarja nga Ukraina, që ishte në kamping në Kodrën e Diellit, humbi dje, por për fat të mirë ajo u gjet pas një operacioni shpëtimi nga policia.

Sipas policicë, ajo po bënte kamping në mal me dy persona të tjerë, njëri nga Gjermania dhe tjetri nga Izraeli, të cilëve iu bashkua dhe vazhduan me kampingun.

– Ukrainasja me inicialet F.O. humbi dje rreth orës 18 e 30, kur po bënte kamping bashkë me J.M. (27) nga Gjermania dhe R.C. (20) nga Izraeli. Gjatë pasdites pati një thirrje dhe policia u lajmërua për zhdukjen e vajzës. Menjëherë filloi aksioni për kërkimin dhe para se të errësohej policia arriti që ta gjejë afër Staneve të Shipkovicës dhe ta kthejë te shokët e saj, njoftoi policia./TetovaNews

@tn.lajmelokale
@tetovanews