Ballina Bota Tërheqja nga marrëveshja bërthamore e ‘87-ës, reagon Gorbaçov: Trump po rrezikon jetën...

Tërheqja nga marrëveshja bërthamore e ‘87-ës, reagon Gorbaçov: Trump po rrezikon jetën në Tokë!

Udhëheqësi i fundit sovjetik Mikhail Gorbachov ka vlerësuar vendimin e Shteteve të Bashkuara për të braktisur një marrëveshje të rëndësishme bërthamore me Bashkimin Sovjetik, në fund të Luftës së Ftohtë, si një pasojë e “mungesës së urtësisë” të presidentit amerikan Donald Trump.

Tramp shpalli gjatë fundjavës se Shtetet e Bashkuara kanë në plan ë tërhiqet nga Marrëveshja INF, e cili në vitin 1987 u nënshkruar nga liderët e atëhershëm, Ronald Reagan dhe Mihail Gorbaçov.

Marrëveshjen, si një pasardhës i BRSS, vazhdoi të zbatojë Rusia.

“Ne nuk duhet në asnjë rrethanë që të përfundojmë marrëveshjen e vjetër për çarmatimin. A është kaq e vështirë për të kuptuar se anulimi i një marrëveshjeje të tillë tregon mungesën e mençurisë? Ky është një gabim”, tha Gorbaçov.

Agjencia e lajmeve Interfax raporton se vendimi i Gorbaçovit për Trump është vlerësuar si “shumë i çuditshëm”.

Për Gorbaçovin, vendimi i Donald Trump do të “minonte të gjitha përpjekjet e udhëheqësve të Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara për të arritur çarmatimin bërthamor”.

“Të gjitha marrëveshjet e lidhura më parë duhet të ruhen, sepse ato përmbajnë atë që nuk është në dokumente të tjera: ato ofrojnë kontroll dhe garanci, e kjo mund të konsiderohet si vlerë”, vazhdoi Gorbaçov.

“A nuk e kupton Uashingtoni çfarë mund të sjellë?”, pyeti ish-udhëheqësi sovjetik, raporton AFP.

Ai e quajti “kushdo që nuk ka armë bërthamore, duhet të bindë Uashingtonin që të ndryshojë vendimin e tij për të ruajtur jetën në Tokë”.

Moska më parë tha se vendimi i Trump ishte “shumë i rrezikshëm”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews