Ballina Aktualitet Lajme Stojan Andov: Letra e Mickoskit nuk kishte argumente (Video)

Stojan Andov: Letra e Mickoskit nuk kishte argumente (Video)

Ish kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Stojan Andov, e komentoi përgjigjen e letrës së kreut të opozitës maqedonase Hristijan Mickovski ndaj ndihmës-sekretarit të Shtetit për Evropë dhe Euro-Azin, Wess Mitchell. Andov tha se letra e Mickoskit ishte e pabazë, pasi në të nuk jepeshin argumente se përse ai dhe partia e tij e kundërshtojnë Marrëvshjen e Prespës, si hapë drejt integrimeve euroatlantike, kur ata gjatë 10 viteve qeverisje po ashtu thirreshin në anëtarësimin e vendit në BE dhe NATO.

STOJAN ANDOV, ISH KRYETAR I KUVENDIT

“Është interesante që në përgjigjen e zotëri Mickovskit ai nuk pranon asnjë lloj përgjegjësie, gjithë të tjerët janë fajtor, ndërsa ai dhe partia e tij nuk janë. Shikoni edhe kjo mund të pranohet, një gjë e tillë ekziston në teori, por ai në atë shkrim duhej ta dëshmonte se VMRO-DPMNE për 10 vite që ishte në pushtet, gjatë gjithë kohës përpiqej, nëse me të vërtetë atë e ka bërë, ta zgjidhë këtë problem që është në interes të shtetit tonë, të ardhmërisë së fëmijëve tanë”.

Andov kërkoi nga VMRO-DPMNE të sqaroj hapur se cilët janë arsyet që sipas tyre bisedimet për Marrëveshjen e Greqisë janë jolegjitime, në vend që të arsyetohen me atë se opozita nuk është konsultuar në çdo fazë të bisedimeve.

STOJAN ANDOV, ISH KRYETAR I KUVENDIT

“Kjo parti duhet të tregoj se cilët janë arsyet që nuk e pranon Marrëveshjen me Greqinë, atë duhej ta sqaroj. Ai aspak nuk flet për çështjet thelbësore dhe nëse ka argumente. Ai ankohet se bisedimet janë jo legale, sepse ata nuk janë konsultuar në secilën fazë të saj. Le ta thotë ai kur dhe në çfarë faze, gjatë 10 viteve kur ata kanë qenë në pushtet, e kanë konsultuar opozitën për këto çështje”.

Ai theksoi se këto kontradikta ndodhin kur në pozicione të larta shtetërore vihen persona të cilët nuk e kanë kuptuar se çka është demokracia. Më tej ai inkurajoi kolegun e tij Talat Xhaferi që të ketë durim dhe shprehi optimizëm që këto ditë në Kuvend të mbizotërojë mençuria dhe të ketë epilog pozitiv.

Këto komente Andov i bëri në konferencën e tretë ndërkombëtare me temë “Fillet e pluralizmit politik në Maqedoni dhe Postkomunizmi”, të organizuar nga Fakulteti i shkencave shoqëroro-bashkëkohore në Universitetin e Evropës Juglindore në Shkup. Emine Ismaili /SHENJA/

@tn.lajmelokale
@tetovanews