Ballina Aktualitet Lajme Shekerinska: Faktori ndërkombëtar na ka lënë vetë t’i zgjedhim problemet me VMRO...

Shekerinska: Faktori ndërkombëtar na ka lënë vetë t’i zgjedhim problemet me VMRO DPMNE-në

Ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska ka deklaruar se duhet patjetër të dëgjohet zëri i 610 mijë qytetarëve të cilët thanë “po” në referendumin e fundit.

“Ekzistojnë dy mundësi – të fitojmë 2/3 e deputetëve ose të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha Shekerinska.

Sa i përket qëndrimeve të BDI-së në lidhje me këta dy opsione, Shekerinska tha se në qeveri ka mirëkuptim dhe pajtueshmëri edhe për opsionin e zbatimit të Marrëveshjes me Greqinë por edhe për zgjedhje të mundshme.

Shekerinska gjithahstu ka deklaruar se për shumicën parlamentare nuk janë të pranuara bisedime të reja të formatit të takimeve të liderëve duke pasur parasysh se kemi afate të shkurtëra kohore të cilat duhet të plotësohen.

Ajo tha se aktualisht nuk kabisedime mes LSDM-së dhe VMRO DPMNE-së për ndonjë marrëveshje eventuale, ndërsa nuk ka pasur as tentime për ndërmjetësim nga faktori ndërkombëtar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews