Ballina Bota SHBA çon ushtrinë në kufi me Meksikën

SHBA çon ushtrinë në kufi me Meksikën

Pentagoni është duke dërguar me shumë se 5200 trupa në kufirin me Meksikën drejt të cilit po përparon ngadalë një karvan gjigant emigrantësh.

Operacioni “patrioti besnik” sipas zyrtarëve vendas, do të përqendrohet në Teksas, Arizonë e Kaliforni.

Donald Trump e kishte bërë të qartë më herët se ai që e cilësoi si “pushtim të emigrantëve” do të gjejë në mbërritje ushtrinë duke e pritur.

Dogana dhe Patrulla e Kufirit kanë kërkuar një shtim të personelit në përgjigje të karvanit të emigrantëve nga Amerika Qendrore, i cili është ende qindra kilometra nga kufiri i SHBA-së.

Trupat ushtarake, sipas autoriteteve, kanë për qëllim të ndihmojnë patrullimin kufitar, por jo të angazhohen drejtpërdrejt me emigrantët.

Shtëpia e Bardhë është duke shqyrtuar sakaq edhe masa shtesë të sigurisë kufitare, përfshirë këtu moslejimin e atyre që udhëtojnë në karvanë të kërkojnë strehim ligjor dhe pengimin e tyre për të hyrë në tokën amerikane.

Përshkallëzimi i retorikës dhe mobilizimi i trupave vjen në kohën kur Trump po përpiqet ta kthejë karvanin në një çështje kyçe të zgjedhjeve të mesmandatit që mbahen në fillim të nëntorit.

Këto zgjedhje do të përcaktojnë nëse republikanët do të arrijnë ta ruajnë apo jo kontrollin e Kongresit.

Zhvendosja e 5000 ushtarëve në kufi sipas BBC do të ketë më shumë gjasë impakt të prekshëm, pasi këta emigrantë planifikojnë të gjithë të paraqesin kërkesa të ligjshme për azil.

@tn.lajmelokale
@tetovanews