Ballina Aktualitet Ekonomi Sërish rriten çmimet e derivateve të naftës

Sërish rriten çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë njoftoi sot çmime të reja, për benzinë ​​dhe dizel.

Në përputhje me metodologjinë për llogaritjen e çmimeve të karburanteve, çmimet e shitjeve me pakicë rriten me një mesatare prej 3.62%.

Çmimet e EUROSUPER-95 dhe EUROSUPER-98 do të rriten për 1 denarë, një litër benzinë do të kushtojë 74,50 përkatësisht 76,50 denarë.

Çmimi i karburantit EURODIESEL do të rritet me dy denarë për një litër naftë që do të kushtojë 69,00 denarë.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi sonte në mesnatë dhe do të jenë të vlefshme për dy javët e ardhshme.

@tn.lajmelokale
@tetovanews