Ballina Aktualitet Lajme Sela: Nëse ka amnisti, le të ketë amnisti edhe për rastin e...

Sela: Nëse ka amnisti, le të ketë amnisti edhe për rastin e Kumanovës (Video)

Në emisionin Click Plus në TV21, deputeti dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela tha se nuk ka kompromis për faljen e personave që gjykohen për ngjarjet e 27 prillit.

Sela tha nëse do të ketë amnisti, atëherë do të amnistohen të gjitha rastet që kanë ndodhur gjatë regjimit të OBRM-PDUKM-së, të gjitha rastet e montuara duke përfshirë këtu edhe rastin e Kumanovës, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Amnistia nuk mund të përfshij vetëm ngjarjet e 27 prillit, por të gjitha ngjarjet që nga viti 2008 deri në vitin 2018”, deklaroi Ziadin Sela.

Sela tha se për BDI-në nuk kanë qenë të ashpra etiketimet ndaj shqiptarëve si islamistë radikalë por kur bëhet fjalë për deputetët e OBRM-PDUKM-së që gjykohen për ngjarjet e 27 prillit ata thonë se këto akuza janë të tepruara./Telegrafi/

@tn.lajmelokale
@tetovanews