Ballina Aktualitet Kosovë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Nevojitet një zgjidhje politike për Kosovën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Nevojitet një zgjidhje politike për Kosovën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Aleanca Veriatlantike mbështet fuqishëm dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe të gjitha përpjekjet që do të çojë në uljen e tensioneve dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, duke theksuar se nevojitet një zgjidhje politike.

Në një intervistë për televizionin “Pink”, Stoltenberg theksoi se NATO ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Serbinë dhe se respekton vendimin e Beogradit që Serbia të mos i bashkohet Aleancës Veriatlantike.

“Mbështesim fuqishëm dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe të gjitha përpjekjet që do të çojnë në uljen e tensioneve dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Ne kemi nevojë për një zgjidhje politike. Ky është një dialog, të cilin me vëmendje e ndjek Bashkimi Evropian, kurse NATO ishte pjesë e nismës që çoi në këtë dialog. Ne vazhdojmë të monitorojmë dhe mbështesim dialogun”, tha Stoltenberg, përcjell Telegrafi.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s theksoi se respekton vendimin e Serbisë si një shtet sovran që nuk dëshiron anëtarësimin në Aleancë.

“Ne e respektojmë çdo vendim të një shteti sovran nëse dëshiron të bashkohet me NATO-n, ose nuk dëshiron. Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Serbinë dhe ne respektojmë vendimin e saj për të mos u bashkuar me NATO, por që dëshiron të jetë partner. Kjo është mirë për Serbinë, kjo është mirë për NATO-n”, tha Stoltenberg.

@tn.lajmelokale
@tetovanews