Ballina Aktualitet Rajoni Referendumi, Ambasadori rus në Tiranë: Maqedonia të mos nxitojë për në NATO

Referendumi, Ambasadori rus në Tiranë: Maqedonia të mos nxitojë për në NATO

Çështja e emrit të Maqedonisë dhe anëtarësimi në NATO, sipas Ambasadorit rus në Tiranë, Alexandër Karpushin duhet të jenë një vendim i marrë nga populli.

Ai përjashton mundësinë e ndërhyrjes së Rusisë në këtë, por nga ana tjetër këshillon Maqedoninë të mos nxitojë për t’u bërë pjesë e NATO-s.

“Mendoj se do të jetë shumë e drejtë që çështja e emrit të Maqedonisë,anëtarësimi i saj në NATO dhe BE duhet të jenë në duart e popullit Maqedonas. Edhe nëse zgjidhen brenda parlamentit kjo mund të çojë për ndarjen më të thellë të popullit maqedonas.

Sa i përket ndërhyrjes së mundshme të Rusisë në një çështje me një rëndësi aq të veçantë, këto janë thjesht gojëdhëna të pabaza sepse Rusia nuk ka arsye të veprojë kështu, jemi të bindur që çështjet do të zgjidhen me vullnetin e lirë të popullit.

Rusia nuk është kundër anëtarësimit të çdo vendi tjetër në BE qoftë Maqedonia, Serbia, Bosnjë Hercegovina. Në qoftë se është vullneti i hapur i popullit , i vendit pse jo, ata janë të lirë për vendimet e tyre”, tha ambasadori.

Diplomati rus është shprehur optimist edhe për Shqipërinë, shkruan Top Channel.

“Vëllimi i tregtisë në bujqësi po rritet vazhdimisht e në veçanti këto 4 vitet e fundit. Aq të frytshme dhe efektive në të gjitha aspektet duam ti kemi edhe marrëdhëniet me Shqipërinë. Hapat pozitive ekzistojnë, planifikohet takimi i bashkëkryetarëve të komisionit ndërqeveritarë ruso-shqiptar, ndoshta vitin tjetër do të zhvillohet edhe sesioni i komisionit ndërqeveritar”, tha ambasadori rus në Tiranë.

Këto deklarata ambasadori rus i ka bërë nga universiteti i Korçës ku ka marrë pjesë në aktivitetin e organizuar me rastin e dekorimit të përkthyesit Vangjush Ziko.

@tn.lajmelokale
@tetovanews