Ballina Lajme Kosovë Reagon Gjuriq: Serbia kundër largimit të UNMIK-ut nga Kosova

Reagon Gjuriq: Serbia kundër largimit të UNMIK-ut nga Kosova

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka reaguar për kërkesën e ambasadores në largim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Nikki Haley për tërheqjen e UNMIK-ut nga Kosova.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Gjuriq tha se Serbia beson se miratimi i kësaj iniciative është një “shuplakë ndaj përpjekjeve për paqe” dhe një kthim në politikën e presionit, transmeton Klan Kosova.

Haley kërkesën për tërheqjen e UNMIK-ut nga Kosova e bëri përmes një letre të cilën ia dërgoi Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Letra është dërguar më 9 tetor, në të njëjtën ditë kur ajo njoftoi se po tërhiqej nga posti i ambasadores amerikane në Kombet e Bashkuara.

Loading...