Ballina Bota Analiza Pse Europës i duhet ende Merkeli?

Pse Europës i duhet ende Merkeli?

Nga Mattew Karnitsching

Mbretëresha e Europës ka “vdekur”? A është vërtet kështu dhe nëse po, a do të ketë një tjetër? Ose ndoshta një mbret?

Sikur Europës të mos i mjaftonin telashet në këtë moment (Itali, Brexit, Poloni, Hungari dhe Italia), edhe Gjermania kthehet në problem.

Vendimi i kancelares Merkel këtë javë për t’u tërhequr nga lidershipi I kristiandemokratëve mund të shkaktojë të gjithë ose asgjë nga lëvizjet e mëposhtme: fundin e detyrës së saj si kancelare, rënien e qeverisë, një koalicion të ri, një qeveri minorance apo zgjedhje të reja. Cilido qoftë rezultati, “dallgët” që do të pasojnë do t’i kalojnë kufijtë e Gjermanisë.

Disa në Bruksel kanë gjetur strehë te mohimi, duke këmbëngulur se Bashkimi Europian do t’ia dalë, pavarësisht se çfarë ndodh në Berlin. Në fund të fundit, me 28 vende anëtare ka gjithnjë pakëz trazira politike. Pas disa duarve që shtrëngohen, gjërat do të kthehen normale.

Sikur të ishte kaq e thjeshtë!

Sa për Gjermaninë, largimi i Merkelit do të shënonte një gropë për Bashkimin Europian. Asnjë lider nuk i ka dominuar çështjet europiane në masën që e ka bërë ajo gjatë 13 viteve të fundit. Europën mund ta kenë ndërtuar të tjerët, por ka qenë Merkel që i kanë rënë për pjesë detyrat më të vështira për ta mbajtur të bashkuar. Çfarëdo gabimi të ketë bërë në menaxhimin e krizës europiane apo atë të emigracionit, pseudonimi “mbretëresha e Europës” nuk është thjesht shaka.

Është e pashmangshme që largimi i saj do të krijojë vakum, pavarësisht se kush e pason në krye të piramidës politike gjermane.

Për vite me radhë, në çdo takim të liderëve europianë, sytë e të gjithëve kanë qenë te Merkel. Asnjë vendim nuk është marrë deri në momentin që kancelarja gjermane, e cila parapëlqen të zhytet në detajet e debateve politike, të ketë thënë fjalën e vet.

Është tunduese t’ia atribuosh këtë influencë vetëm madhësisë dhe pushtetit që ka Gjermania. E megjithatë, sipas bashkudhëheqësve me Merkelin, kjo është vetëm njëra anë e historisë.

“Ajo ta imponon respektin, madje edhe ënse ti nuk pajtohesh me të”, thotë një kryeministër veteran i qendrës së djathtë , i cili ka qenë me Merkelin në samite të panumërta përgjatë viteve të fundit. “Ka një atmosferë tjetër në mjedisin lu është ajo. Sapo ajo del, kontrollin e saj e merr Orban (kryeministri i Hungarisë). Atë e quajnë ana e butë e pushtetit të fortë të Gjermanisë.

Kjo mund të shpjegojë pse disa prej kritikëve më të mëdhenj të Merkleit janë më të shqetësuar për largimin e saj muajt e ardhshëm.

“Gjëja më e rëndësishme për ne është se Merkeli ka deklaruar se do të mbetet kancelare deri në fund të mandatit të saj”, tha të hënën ministri i jashtëm polak Jacek Czaputoëicz, partia e të cilit ka qenë thellësisht kritike ndaj politikës së emigranëve që ka ndjekur Merkel.

Kryeministri çek Andrej Babiš, një kritik tjetër i qasjes së Merkel ndaj migrimit, shprehet ngjashëm. “Për ne është e rëndësishme që ajo të qëndrojë si kancelare gjermane për tre vitet e ardhshme”, tha ai. “Gjermania është partneri ynë më i rëndësishëm ekonomik dhe kancelarja ka merita si mik i besueshëm i Republikës Çeke”.

Pavarësisht këtij admirimi, pyetja që “rëndon” tani në BE është sa autoritet do të mbajë Merkel. Edhe në kulmin e fuqisë dhe ndikimit të saj, Merkel shpesh ka pasur vështirësi për ta bërë të përparonte axhendën e saj në bllokun europian të fragmentarizuar, mjafton të kujtojmë këtu dështimin për të arritur një marrëveshje për kuotën e refugjatëve.

Në çështjet e një konsensusi të gjerë në BE, si Brexit, statusi i zvogëluar i Merkelit nuk do të jetë një problem. E njëjta gjë vlen edhe për vendimet që duhet të merren në afat të afërt, si plotësimi i pozicioneve të larta evropiane, qoftë në Bankën Qendrore Europiane ose në Komisionin Europian. Gjermania është ende Gjermani dhe mund të peshojë me këtë fakt kur dëshiron.

Kur vjen puna te pyetjet më themelore dhe afatgjata, si për shembull se si të merren me qeveritë gjithnjë e më të joliberale të Evropës Qendrore apo reformimin e eurozonës, perspektiva është më pak e qartë.

Në një kthesë të papritur, veprimi i Merkel mund të përtërijë shpresën për përpjekjen e zvarritur për të riparuar eurozonën.

Ajo ka ngulur këmbë në reformimin e euros për vite me radhë, kryesisht për shkak të konsideratave politike në vendin e saj, ku çdo aluzion që taksapaguesit gjermanë mund të përfundojnë duke mbështetur projektligjin për evropianët e tjerë, ka hasur zemërim dhe rezistencë të menjëhershme. (Ishte kundërshtimi ndaj paketave të shpëtimit të eurozonës që e bënë Alternativën për Gjermaninë të shndërrohej në një parti antiemigracion).

Disa vëzhgues besojnë se Merkel, pasi u lirua nga detyrimet partiake, do të ketë më shumë dorë të lirë për të përfunduar një marrëveshje me presidentin francez, Emmanuel Macron, për një bashkim bankar, duke përfshirë edhe çështjen e kontestuar të sigurimit të depozitave. Gjatë një takimi në verë në rezidencën e Merkelit, të dy ranë dakord për një hartë rrugore, por pak ka ndodhur që atëherë.

Edhe nëse Merkel (ose pasardhësi i saj si kancelar) do ta kishte të vështirë të nxiste reformat përmes parlamentit gjerman, ajo mund të bëjë një deklaratë të fortë duke vazhduar gjithsesi përpara, duke vënë bast në këtë mënyrë se në momentin që masat e propozuara të jenë gati për votim, konstelacioni politik do të kanë ndryshuar.

Duke marrë parasysh se fokusi kryesor i Merkelit si kancelare ka qenë puna e saj në Evropë, ideja mund të mos duket aq e çmendur sa mund të duket.

“Ne duhet të ecim përpara, nuk mund të presim përgjithmonë dhe kemi nevojë për partnerët tanë gjermanë për të ecur përpara”, është shprehur një zyrtar i lartë francez.

Parisi mund ta realizojë dëshirën e tij.

Korrigjimi i disa prej problemeve thelbësore që nxitën krizën që e solli Evropën në prag të kolapsit dhe të pushtuar aq shumë nga mandati i Merkelit, do të siguronte një komfortin e nevojshëm për kohën e saj në detyrë. Ajo gjithashtu mund ta lërë pas atë që dëshiron çdo mbretëreshë: një trashëgimi për të siguruar që mbretërimi i saj do të vazhdojë edhe pasi të jetë zhdukur. (TemA TV)

@tn.lajmelokale
@tetovanews