Ballina Aktualitet Lajme Prokuroria ka hapur lëndë kundër Zoran Zaevit

Prokuroria ka hapur lëndë kundër Zoran Zaevit

Prokuroria Themelore Publike ka formuar lëndë pas deklaratës së kryeministrit, Zoran Zaev, të dhënë në periudhën e fushatës së referendumit në një tribunë në Kriva Pallankë, ku i ka ftuar biznesmenët që ta zgjidhin qesen dhe t’i shpërblejnë të punësuarit të cilët do të dalin të votojnë, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç njoftuan nga Prokuroria Theelore Publike, padia penale është dorëzuar nga VMRO-DPMNE, nga partia me kryetare Sollza Gërçeva “Zëri për Maqeodninë” dhe nga Shoqata e Kongresit Maqedonas, ky kryetar është Todor Petrov.

“Paraqitjet janë për thirrje publike për ryshfet në zgjedhje gjatë votimit. Është formuar lëndë nga paditë e dorëzuara dhe e njëjta është dorëzuar te prokurori publik kompetent në Kumanovë, ku duhet që të kontrollohen të gjitha gjetjet”, tha prokurori Xhelal Bajrami.

@tn.lajmelokale
@tetovanews